Vrasja e babait të dy fëmijëve nga familjari i drejtusit të PS, marshim-protestë para kryeministrisë

Qindra e qindra qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në një marshimi drejt kryeministrisë, në shenjë proteste ndaj vrasjes së Egli Progës në Pogradec nga familjari i drejtusit të PS, Denis Meçe.

Me pankarta dhe parrulla në duar, “Kur krimi vret, shteti hesht” dhe “Kundër gangove me pushtet”, ata kërkojnë drejtësi për vrasjen e babait të dy fëmijëve, ngjarje kjo e ndodhur në Pogradec.

Ngjarja u tentua fillimisht të manipulohej nga institucionet, ndërsa pamjet filmike të bëra publike në media treguan se Proga ishte dhunuar deri sa gjeti vdekjen më pas në spitalin e Pogradecit.

About Redaksia

Check Also

“Yeffet, Veliu, Balluku”!/ 126 ditë revoltë: Ramës po i bien “gurët e shahut”! Boll është boll!

Këtë të shtunë, 3 tetor mbahet protesta e 126-të qytetare në Tiranë, në vijim të …