Bilanci i luftës të së hënës, 5 të vrarë dhe 1 i plagosur!

Ndërsa qytetarët po protestonin mbrëmë kundër krimit, i cili ka mbrojtjen dhe përkrahjen e partisë në pushtet, u regjistruan një seri krimesh tronditëse.

Dy të rinj u ekzekutuan në Velipojë, në kulmin e sezonit turistik, duke tronditur të pranishmit. Por gjatë këtij krimi mbeti i plagosur edhe një kamarier.

Më vonë u mësua se një mësues amerikan që jetonte në Tiranë, kishte vrarë gruan e tij, dy qentë, dhe më pas i kishte dhënë fund jetës.

Por ndërkohë gjatë natës mendohet se është ekzekutuar edhe një 68-vjeçar në Mirditë.

Të gjitha këto krime vinin pikërisht në ditën kur një oficer policie qëlloi në mes të ditës mbi një punonjës të shtetit.

Ky ishte një tregues i qartë se policia ka dështuar në misionin e saj kryesor, ndërsa fakton akuzat e opozitës dhe protestuesve se është kthyer në mburojë të krimit dhe korrupsionit qeveritar.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama bëhet dëshmitar i rremë i pasurive të Mirlindës së AKSHI-t sepse Linda e vërtetë e AKSHI-t është Linda e Surrelit

Berisha: Ndërkohë ju e dëgjuat se Edi Rama sillet nga Linda tek Belinda, nga Belinda …