CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Historitë e batakçinjve gjobvënës të veshur me pushtet duhet të marrin fund!

Pastori i njohur Akil Pano ka marrë pjesë mbrëmjen e së hënës në marshin e protestës që u mbajt në Tiranë nga mijëra qytetarë, të cilët kërkonin drejtësi për vrasjen e një njeriu të pafajshëm, Egli Progës, baba i dy fëmijëve, nga dhuna barbare e të ashtuquajturve “të fortë” me lidhje politike.

‘Kur krimi vret, shteti hesht’ dhe ‘Kundër gangove me pushtet’ ishin dy parullat kryesore të marshimit mespërmes Tiranës, për të cilin Pano tha se, historitë e batakçinjve gjobvënës të veshur me pushtet dhe gangsterëve që dirigjojnë skenat e krimit duhet të marrin fund në Shqipëri.

“Vendosa të marr pjesë në tubimin për Eglin, fëmijët dhe familjen e tij. Një mundësi për të mbështetur familjen e Eglit në ditën më të vështirë dhe për të apeluar për drejtësinë e munguar.

Zemrat dhe zërat e shqipeve duhet të bëhen bashkë për të mbrojtur jetën, lirinë, familjen. Kauza e jetës, drejtësisë & familjes është më e madhe se çdo iniciativë partiake, për këtë arsye duhet të na bëjë sëbashku të gjithëve!!!

Historitë e batakçinjve gjobvënës të veshur me pushtet dhe gangsterëve që dirigjojnë skenat e krimit duhet të marrin fund në Shqipëri. Shqiptarët meritojnë më shumë”, tha pastori.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …