Analisti Fatos Lubonja thotë se qeveria e Ramës ka rritur autoritarizmin në Shqipëri përmes formave nga të më ndryshmet, duke luajtur madje dhe me bukën e gojës së qytetarëve të saj.
Sipas Lubonjës, vetëm një opozitë e bashkuar mund ta ndalë Ramën dhe këtë mazhornacën, që vetëm sa vjen e prodhon krime.
Për Lubonjën, në momentin kur në Shqipëri të përfundojë pastrimi i parave, atëherë edhe mazhorancës së Ramës do t’i vijë fundi.
“Qeveria ka rritur autoritarizmin. Po bën që njerëzit të jenë me mazhorancën me forma të ndryshme, me bukën e gojës, me patronazhimin. Opozita duhet të bëhet bashkë në një aleancë të madhe, që të ndalojnë këtë mazhorancë, që vazhdon me idenë që e kam thënë më herët krimi ndjell krimin. Ajo që ndodhi në Himarë ishte parathënie e asaj që do ndodhë në zgjedhjet e vitit 2025. Nuk besoj se gjërat do të zgjidhen në Shqipëri me zgjedhje. Ajo që shoh është shembja e tunelit, kur të mbarojë pastrimi i parave dhe mos ketë më para. Ka punuar Rama në korruptimin e çdo opozitari”, tha Lubonja për News 24.