Qytetari: Më kanë rrahur e futur në burg, por nuk tërhiqem! Sërish do protestoj!

Protesta e banorëve të Thumanës ka vijuar në ditën e 7 të saj, ndërsa nuk kanë munguar as incidentet me Policinë.

Një prej protestuesve tregon se si është dhunuar jo vetëm fizikisht, por edhe hequr nga puna me pa të drejtë, pasi këkron hyrje-dalje në autostradën Thumanë- Kashar.

“Rama dhe ministrja Balluku të na japin akses në rrugë, ministri i Brendshëm të ndalojë Policinë q ëtë mos na dhunojë”, tha një qytetar.

“Edi Rama nuk na ndal me Policinë, ne kemi punë vetëm me Ramën, Belinda Ballukun dhe drejtorin e ARRSH, të cilët mbushin xhepat me paratë tona.

Më kanë rrahur, më kanë hequr nga puna, më kanë futur në burg, por unë prapë do të protestoj”, tha një tjetër qytetar, i cili proteston për të disatën herë kundër bllokimit të rrugës, ndërsa bëri thirrje që të ketë hyrje-dalje në aksin Thumanë-Kashar.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …