Berisha: Qeveria po bën gjithçka që të fshehë krimin e saj, krimin e Ramës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha paralajmëroi shqiptarët se qeveria po bën gjithçka që të fsheshë krimin e saj me mbetjet toksike, për të shpëtuar madje edhe Ramën nga ky skandal.

Në ditën e 233 të qëndresës, Berisha tha se eksporti i mbetjeve të rrezikshme toksike, tejkalon rrezikun e madh të armëve kimike të 10 viteve më parë, pasi ajo është kryer në fshehtësi të plotë nga autoritetet në vend.

Berisha bëri thirrje për kushtrim të shqiptarëve, që të ngrihen në protesta kundër mafies së lëndëve toksike, pasi rreziku që kjo veprimtari kriminale e mbetjeve të zhvillohet edhe në qytete të tjera të vendit, është tejet i lartë.

Berisha: Qytetarë dhe qytetare!

Për armët kimike ju e thatë fjalën tuaj.

Ju garantoj se ky eksport e tejkalon rrezikun më të madh që kishin armët kimike, sepse kjo është veprimtari e fshehtë.

Kjo veprimtari kryhet nga mafia shtetërore për llogari të Edi Ramës.

Kurse armët kimike do të vinin me një mbikëqyrje të rreptë ndërkombëtare dhe do të shkatërroheshin nga ekspertët më të mirë botërore dhe megjithatë është në meritën e qytetarëve shqiptarë që detyruan Edi Ramën të tërhiqet, të humbasë fytyrën para botës si mashtrues dhe bllokuan shndërrimin e Shqipërisë në poligon të shkatërrimit të armëve kimike.

Qytetarë dhe qytetare, kjo që ka ndodhur është gjëmë pas shpinës tuaj.

Vetëm protesta, vetëm revolta, vetëm zemërimi juaj, do të zbardhë gjer në fund këtë veprimtari kriminale.

Këtë veprimtari kriminale e cila mos u çudisni të zhvillohet në periferi të Tiranës, ose afër Durrësit.

Të zhvillohet diku në rrethina të Shkodrës, Elbasanit, Fierit, ne nuk e dimë.

Por dimë një gjë, që qeveria heshti kur u kap me krim në duar.

Qeveria mashtroi dhe na tha se janë të Kurumit.

Qeveria po bën gjithçka që të fshehë krimin e saj, krimin e Edi Ramës.

Nesër të gjithë qytetarët te bashkia.

Nesër dita e kapjes për zverku të Erion Veliajt.

Nesër dita e ngadhënjimit të qytetarëve mbi hajninë, krimin vjedhjen.

Të gjithë në protestë.

Fitore, fitore, fitore.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira është beteja jonë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

Bardhi dhe Tabaku takim në Senatin Italian: Në Shqipëri po cënohen standardet demokratike!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Takabu po zhvillojnë një …