Dorian Teliti: Defiçiti tregtar u rrit me 23.6% gjatë 7 muajve të parë të vitit!

Deklarata e Këshilltarit për Çështjet Ekonomike në PD dhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti:

Të nderuar qytetarë!

Të dhënat e fundit zyrtare të vetë qeverisë Rama mbi shëndetin e sipërmarrjes, sidomos asaj prodhuese, janë dramatike.

Sipas Instat-it qeveritar, 7-mujori i këtij viti shënon një rekord te ri te mbrapshte keq-qeverisje.

Eksportet shqiptare pësuan një rënie të ndjeshme, duke u ulur me 14.5%, ndërkohë që të fituar kanë dalë ‘miqtë importues’ pasi importet rezultojnë me rritje, konkretisht 3.2%.

Deficiti tregtar u rritur me 23.6% gjatë 7 muajve të parë të vitit, tregues ky i qartë i dobësimit të pozicionit tregtar të ekonomisë dhe prodhuesve shqiptarë krahasuar me vendet dhe konkurrentët në rajon e më gjerë.

Arsyet janë disa, por të lidhura drejtpërsëdrejti me qeverinë dhe politikat e saj okulte.

Shfuqizimi i euros i shkaktuar nga faktorë kryesisht jo ligjor që lidhen me pastrimin e miliarda eurove të krimit dhe korrupsionit, mungesa e një pakete ndihme direkte për prodhuesit duke i lenë ata në mëshirë të fatit, barra e lartë fiskale që mbretëron në vend prej 11 vitesh, mungesa e fuqisë punëtore si pasojë e shpopullimit masiv, etj, janë disa prej faktorëve të cilët kanë shkaktuar dhe sjellë këtë përfundim të hidhur për ekonominë dhe prodhuesit vendas.

Të dashur qytetarë!

Ekonomia në krizë prek këdo, pa dallime politike.

Drejtojeni gishtin dhe vendosni para përgjegjësisë ata që kanë shkaktuar këtë krizë, te fajtorët e kësaj krize sa ekonomike po aq edhe sociale.

Modeli ekonomik rilindas i fuqizimit dhe pasurimit vetëm të një grushti njerëzish, ndërkohë që ekonomia dobësohet dhe shqiptarët varfërohen, duhet të marrë fund një orë e më parë.

Partia Demokratike e ka të qartë vizionin për ringritjen e ekonomisë tonë.

Pas zgjedhjeve të lira e të ndershme të organizuara nga një qeveri teknike, me ardhjen në drejtim të punëve, qeverisja e vogël, por eficente, e cila vendos në qendër qytetarin dhe sipërmarrjen, me taksat më të ulta në rajon, me paketa mbështetëse direkte aty ku nevojitet dhe kur nevojitet, me një kuadër të rishikuar për tu rikthyer lider në thithjen e investimeve të huaja direkte, me masa konkrete për rikthimin e shqiptarëve ne vend, etj, do jenë instrumentat që do ringrejnë ekonominë tonë duke e futur atë në shinat e zhvillimit, rritjen e produktivitetit dhe pagave, hapjes së vendeve të punës, rritjen e mirëqenies.

Ju faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Kriminelët elektoralë do përgjigjen para ligjit!

Nga Ina ZHUPA Drejtues dhe përgjegjës të institucioneve publike në nivel qëndror dhe lokal, të …