Meta: Rama është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike.

Meta në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë, tha se në kulmin e këtij skandali, Rama rikthen fshehurazi projektligjin për importin e plehrave.

“Dy çështje madhore, njëra është alarmante dhe skandaloze, duke shqetësuar edhe organizatat ndërkombëtare të mjedisit dhe të shëndetit. Jemi këtu për të dënuar rikthimin fshehurazi nga qeveria Rama të projektligjit për importin e plehrave, pikërisht në kulmin e shpërthimit të skandalit të përfshirjes së Edi Ramës në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike. Plehrat janë kthyer në një minierë të thellë korrupsioni dhe zhvatjen çdo ditë të qindra milionë eurove, por edhe helmimit të qytetarëve shqiptarë”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Takim me drejtuesit, porosia e Berishës për 8 majin/ “Rama nuk ka shpëtim nga qerthulli ku ndodhet…”

Sali BERISHA Së pari, një përshëndetje shumë të përzemërt dhe një urim nga zemra për …