Vokshi sjell tjetër dëshmi/ E sëmura me kancer: Vij nga Korça, Onkologjiku nuk ka ilaçe”!

Pak ditë pasi deputetja e PD, Albana Vokshi, ka paditur në SPAK për “vrasje me dashje” të pacientëve të Onkologjikut, si Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu po edhe paraardhësit e saj në këtë post, sot sërish ka publikuar një denoncim nga ky spital, ardhur nga një paciente e cila po vuan prej mungesës së barnave.

Pacientja nga Korça që vjen në Tiranë për mjekim për kancer në veshkë, tregon se në Onkologjik nuk ka ilaçe. Duke e publikuar mesazhin e saj, Vokshi shprehet:

“A është ky krim?! A janë përgjegjës Rama, Koçiu për mungesën e barnave te Onkologjiku?! Denoncimi i një zonje me kancer në veshka, që ka udhëtuar 5 herë në Tiranë, por nuk ka mundur të sigurojë ilaçin e duhur për kurim, pasi në farmacinë e QSUT mungon. Pra jo vetëm halli i sëmundjes, jo vetëm mungesa e ilaçeve, por edhe shpenzime për të ardhur sa herë në Tiranë…për të mos mundur të marrësh ilaçin që të mbron shëndetin. Shëndetësia falas e Ramës është shndërruar në dramë falas për qytetarët shqiptarë. Lexoni mesazhin e zonjës nga Korça”, përfundon Vokshi.

Mesazhi i qytetares

Image

Kallëzimi nga znj. Vokshi:

Image

 

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …