800 ton mbetje nxorën Edi Ramën si plehrë!

Nga Jamarbër MALLTEZI

“Ministrja Kumbaro, që shkatërroi gjithë zonat e mbrojtura (duke i quajtur pika të vockla) për interesa të xhepit, përdori gjuhë dinake dhe tha një gjysmë të vërtete (në fakt 1/3 e vërtetë dhe 2/3 gënjeshtër) se “nuk kemi dhënë autorizim për transport të lëndëve të rrezikshme”, por nuk tregoi se e kish licensuar prej 2 vitesh kompaninë dhe se asnjë nga agjencitë shtetërore nuk kishin kryer asnjë detyrë që i ngarkon ligji.

Në rastin konkret, kompania Sokolaj nuk ka raportuar mbetje të rrezikshme, por ka (1) falsifikuar fletë analizat; (2) ryshfetuar policinë; (3) ryshfetuar Autoritetin Portual që ti lërë mbetjet kapic në mjedis të hapur kur kjo ndalohet; (4) ryshfetuar Inspektoriatin e Mjedisit, që ka detyre ligjore monitorimin; (5) ryshfetuar SHISH; (6) ryshfetuar Doganën që të ndryshonte kodet rehat fare; (7) ryshfetuar patronazhistët (ndonëse këta janë “partia ime më dënon me mbetje të rrezikshme). Pra, i gjithë shteti ka dalë kalbësirë totale dhe shqiptarët këtë e morën vesh jo nga institucionet shtetërore, por nga një monitorues 10,000 km larg; jo nga mediet shqiptare, por nga Bloomberg mijëra km larg.

Edi Rama, duke korruptuar disa shefa të FBI (Lou Blatter, McGonigal, Rossini) e degjeneroi këtë vend në ekonomi plehrash, ku nuk prodhohet asgjë dhe patronazhistët kanë ngelur të bëjnë shqiponjën me duar e të shohin ëndrra me sy hapur për vjedhje shumë intelektuale aty ku nuk ekziston asgjë”.

Image

 

About Redaksia

Check Also

“Koka në Washington, trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë”!

Nga Agron GJEKMARKAJ Kronika lëvdon Tezen dhe drithërohet për kokën e Mamicës! Bravo i qoftë! …