Katër prokurorë të SPAK nën hetim, afera me “Toyota Yaris” dhe Metamorfoza

Një seri rastesh të përfshirjes së njerëzve të drejtësisë në veprime korruptive, janë marrë në verifikim nga prokuroria e posaçme SPAK, ku pa diskutim janë dhe 4 prokurorë të kësaj strukture që po verifikohen, pas dyshimeve se janë të implikuar.

“Petët e byrekut”, janë hapur pas dy çështjeve penale të goditura fillimisht nga SPAK, siç është dosja e “Toyota Yaris”, që çoi në arrestimin e drejtuesit të prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka dhe 3 të tjerë u shpallën në kërkim;

Si dhe dosja “Metamorfoza”, ku gjyqtarë e prokurorë angazhohen të nxjerrin nga burgu Behar Bajrin, Erogen Vason, apo t’i mbyllin dy dosjet penale të pronave biznesmenit Pëllumb Gjoka, të cilat në fakt janë mbyllur.

Një skanim i gjerë i rasteve të korrupsionit në Drejtësi po ndodh, ku vetëm në një çështje janë futur në verifikim 4 prokurorë të SPAK, të cilët dalin në biseda në mënyrë indirekte por që në fakt rezulton të ketë marrë vendimmarrje konkrete si mos kompetenca, pushim akuze apo veprime të ndryshme në dosje konkrete.

Në skanim janë vënë dhe dy gjeqtare të GJKKO, të cilat kanë dalë hapur në biseda korruptive lidhur me vendimmarrjet e tyre.

“Ora News” ka mësuar përmes dokumenteve konkrete se skanerit të SPAK nuk i kanë shpëtuar dhe dy ish-prokurorë në Shkodër. Ndërsa një gjyqtar në Shkodër po verifikohet për sa i përket korrupsionit për lirimin e Behar Bajrit dhe Enver Bajrit.

Por në këto dy dosje në verifikim janë futur dhe zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Apelit Tiranë, të cilët sipas kontekstit të bisedave besohet se kanë ndikuar në zgjidhjen e çështjes së “Toyota Yaris” në Apel.

Situata hetimore ka shumë gjasa të nxehet akoma dhe më tepër në muajt në vijim, pasi në skaner të SPAK pas dyshimeve për korrupsion janë futur dhe dy anëtarë aktualë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe 1 anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Urdhëresave të Dumanit për të kryer verifikime, nuk i kanë shpëtuar dhe prokurorët e Tiranës, të cilët janë përmendur në mënyrë sistematike për veprime korruptive nga oficerja e shpallur në kërkim, Erjona Dautaj.

Ndërkohë edhe një një prokuror që ushtron funksionin e tij në Vlorë është vënë në verifikim, lidhur me një vendimmarrje për mos fillimin e hetimit për një çështje për ndërtim pa lejë në Dhërmi.

RASTET NË VERIFIKIM

1 prokuror në Vlorë

2 ish-prokurorë Shkodër

1 gjyqtar në Shkodër

4 prokurorë në SPAK

2 gjyqtare në GJKKO

1 prokuror në Prokurorinë e Përgjithme

1 prokuror tek prokuroria e Apelit

2 prokurorë tek Tirana

2 anëtarë të KLP-së

1 anëtar i KLGJ-së

About Krye Redaktor

Check Also

Efektivi i Gardës qëllon veten me armën e shërbimit

Një efektiv i Gardës së Republikës ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten …