Video/ Granit Xhaka, çfarë perle në duelin e parë të kampionatit!

Granit Xhaka e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme me kampionët e Bajern Leverkusen. Mesfushori shqiptar ka shënuar golin e parë të këtij edicioni në kampionat për “aspirinat”.

Xhaka tundi rrjetën në minutën e 12-të, në duelin ndaj Borusia Mynshengladbah, duke iu dhuruar avantazhin kampionëve në fuqi të Bundesligës.

Një gol me të vërtetë spektakolar, nga ana e mesfushorit, që me të majtën nga një distancë e konsiderueshme nga jashtë zonës, e dërgoi topin në trekëndësh. Shqiptari ka zgjedhur të mos festojë, për shkak se në të kaluarën ka qenë pjesë e Mynshengladbah.

About Redaksia

Check Also

Futbollisti i Chelsit ndërpret pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube, zi për Diogo Jotën

Pedro Neto, bashkëlojtar i Diogo Jotës në Kombëtaren e Portugalisë dhe më parë te Wolves, …