Veriu hyn në Tiranë duke paguar taksën e Ramës, Berisha: S’ka investuar atje as 1/100 e pjesës tjetër të vendit

Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar për diskriminim të veriut të vendit. Për këtë solli si shembull protestën e banorëve të Thumanës.

“Një protestë e fuqishme ka shpërthyer në Thumanë për shkak se, në 20 kilometrat e para rrugë që ndërtohen në 11 vite nga Fushë Kruja e sipër, 80 mijë banorë të Krujës si në asnjë rast tjetër të territorit të Shqipërisë, ndëshkohet. Ndalohet rruga që ndërtohet mbi tokat e tyre. Përjashtohen nga tregu, u shkatërrohen bizneset. Sikur rruga t’i përkiste një pushtuesi me të cilën ai vendos të ndëshkojë të pushtuarit” – tha Berisha solli më pas si shembull tarifat në rrugët e veriut.

“Janë ndërtuar në Shqipëri më parë mbi 11 mijë km rrugë, rrugët kanë qenë përfshirëse, nuk kanë përjashtuar kurrë, nuk kanë ndëshkuar kurrë. Sepse ato ndërtohen edhe për komunitetin nëpër të cilin kalojnë dhe detyrimisht edhe për komunitetin.

Pra shikoni miqtë e mi, 20 km e para rrugë që ndërtoi kjo qeveri nga Fushë Kruja në Vermosh dhe Valbonë, i shndërron në ndëshkim për 80 mijë banorë. Jo vetëm kaq, por ai në këto 20 km për 500 mijë banorë të 4 qarqeve të veriut, vendos taksë atyre për të hyrë dhe dalë nga Tirana” – tha Berisha që më pas u ndal tek shpërndarja fondeve.

“Investimet në qarkun e Peshkopisë, në Qarkun e Shkodrës, investimet në qarkun e Kurbinit dhe Kukësit, jo që nuk janë 1/20 e tyre, por ato nuk janë as 1 e 100 e tyre. Në 11 vite janë përfunduar me asfaltim 10 km rrugë të Valbonës. Në 11 vite kanë përfunduar me asfaltim 12 km të rrugës së Shishtavecit, 13 km të rrugës së Vermoshit, të gjitha me financime të garantuara nga qeveria e mëparshme dhe po kaq të rrugës së Thethit. Asnjë kilometër tjetër” – tha Berisha.

“Qarqet e veriut të ardhurat janë mbi 50 % më të pakta për frymë, se sa në qarqet e Shqipërisë së mesme dhe jugut. Qarqet e veriut janë qarqet më të varfra të Europës dhe varfëria e tyre sikundër e gjithë shqiptarëve u thellua në mënyrë të frikshme këto 11 vite. Por nëse në tërë Shqipërinë ajo u thellua 100%, në qarqet e veriut ajo u thellua 250-300%.

Sot një banor nga këto qarqe, për të ardhur në Tiranë, për të zgjidhur një problem apo për të takuar një familjar, apo një problem shëndetësi dhe të tjera, vajtje ardhje duhet të paguajë 15 euro nga Tropoja, në një kohë kur ai mund të marrë gjithsej ndihmë ekonomike 40 euro, mund të marrë pension nën 100 euro.

Në një kohë kur, asnjë shqiptar tjetër nga Kakavija gjer në Fushë Krujë nuk paguan asnjë qindarkë, pavarësisht se kalon në rrugë autostrada A, kalon në tunele. Pavarësisht se nga Kakavija gjer në Tiranë kalon në rrugë të rindërtuara tërësisht, këta nuk paguajnë asnjë. Kurse ata që janë nga veriu, ai duhet të paguajë 15 euro për të ardhur nga Tropoja, Hasi, Kukësi në Tiranë dhe për tu kthyer.

A nuk është ky një diskrimimin antikushtetues të cilin nuk ka shtet në botë që do ta vendoste. A nuk është kjo një taksë e urrejtjes kombëtare e Edi Ramës ndaj banorëve të veriut” – tha Berisha.

About Krye Redaktor

Check Also

Alarmi në VOA: Liria e fjalës e rrezikuar në Shqipëri, gazetarët po kërcënohen

Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes publike, që prekin gazetarët …