Foto/ Vlora bosh, Rama vijon me propagandën për miliona turistë në Shqipëri…

“Tirana Diplo 2024” titullohet konferenca tre ditore e cila hapi sot punimet në Tiranë ku të pranishëm janë të gjithë ambasadorët dhe Konsujt e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë. Kryeministri Rama tha se vitin e kaluar pritëm 10 milionë turistë, ndërsa këtë vit shifra pritet të jetë më e lartë.

Pak pasi Rama foli me superlativa përsa i përket arritjeve të Shqipërisë në sektorin e turizmit, një pushues i dërgoi redaksisë së Boldnews.al disa foto ku përgjënjeshtroi menjëherë kryeministrin.

“Po lexoja që Lideri ka folur prapë sot për “miliona turistët”. Kjo është foto sot në Vlorë”– shkruan pushuesi.

Siç duket edhe nga fotot, plazhet janë pothuajse bosh, ndërsa Rama mesa duket numëron çdo hyrje e dalje nëpër pikat e kalimit kufitar që ta shtojë sa më shumë numrin e “miliona turistëve”.

“Sot Shqipëria është një magnet që tërheq vizitorë nga e gjithë Bota. Vitin e kaluar tërhoqëm 10 mln turistë, këtë vit shifra do të jetë edhe më e lartë, dhe kjo është një e dhënë që shoqërohet me rritjen e ekonomisë, me rritjen e të ardhurave, me rritjen e pagave.

Kemi 10 mijë biznese të reja në Shqipëri referuar shifrave të 6-mujorit, kemi rritje të investimeve të huaja me 15 % vetëm në 3-mujorin e parë të vitit, kemi rritjen e numrit të të punësuarve”, deklaroi sot Rama.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …