Protesta/ Banorët: Rama racist me veriorët, i ka alergji! Jugu me autostrada pa lekë

Një prej banorëve protestues në aksin Thumanë-Kashar/ ka theksuar se kjo mungesë e aksesit në autostradë i ka shtuar mbi 20 km për të shkuar në Laç apo Milot.

Sipas qytetarit, Edi Rama ësthë një racist dhe i ka alergji veriorët duke i vendosur rrugë me para, ndërkohë që edhe jugu i vendit ka autostrada por i ka pa pagesë.

Qytetari: Na ka dëmtuar sa ne na ka shtuar 20 km rrugë për të shkuar në Laç, në Milot. Dje isha në Kosovë dhe asnjë rrugë asnjë autostradë me lekë. Dhe në Shqipëri, i gjithë jugu rrugë të mira ka dhe pa lekë por Edi Rama ka alergji nga ne veriorët. Ai është racist. Ai nuk na do ne veriorëve dhe nuk e di se çfarë presin më këta veriorët për të. Ne do vazhdojmë sa të mundemi. Nga të gjitha anët na ka dëmtuar. Ishahall s’po i mbushtet mendja me na vendos tra në Tapizë dhe të hyjnë veriorët me pasaportë në Tiranë.

About Redaksia

Check Also

Belinda shfaqet në gjendje jo të mirë

Partia Socialiste ka festuar sot 35-vjetorin në qarkun e Fierit. E pranishme në aktivitet ishte …