Veliaj, 80 mijë euro në ditë për incinerator inekzistent, plehrat “përmbytin” Tiranën

Anëtari i kryesisë së PD dhe njëkohësisht drejtues politik për Tiranën, Belind Këlliçi ka publikuar një video ku tregohet situata me mbetjet në rrugën ‘Allaman Dervishi’, pranë kompleksit ‘Malajzian’ në Laprakë, Njësia 11.

Në reagimin e tij, Këlliçi nënvizon se plehrat dhe kazanët e kësaj zone, kanë mbi 1 muaj pa u pastruar nga Bashkia e Tiranës.

Edhe akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj nuk i kursen, teksa thotë se plehrat kanë përmbytur Tiranën prej kohësh, ndërsa qytetarët vijojnë të paguajnë 80.000 euro në ditë për një incenerator që nuk ekziston.

Thirrje e radhës për qytetarët nga ana e Këlliçit ishte që të marrin pjesë në protestën e radhës që do të zhvillohet para Bashkisë së Tiranës më 29 gusht, ora 11:00.

Reagimi

E hëna e sotme shënon një tjetër rekord të ‘Kryeqytetit Europian të Pastërtisë’.

Banorët në rrugën ‘Allaman Dervishi’, pranë kompleksit ‘Malajzian’ në Laprakë Njësia 11, informojnë se plehrat dhe kazanët e kësaj zone, kanë mbi 1 muaj pa u pastruar.

Pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe kreu i “5D”, raportohet të ketë vizituar zonën disa herë, ka ‘mbjellë’ disa herë pemë, ka prodhuar dhjetra kaseta me kronika të gatshme për mediat, janë pasqyruar disa kronika të suksesshme nga parcela e Pyllit Orbital në Laprakë, por realiteti sigurisht është ndryshe!

Plehrat kanë përmbytur Tiranën prej kohësh. Ndërkohë vijojmë të paguajmë 80.000 euro në ditë për një incenerator që nuk ekziston!

SPAK-u sigurisht nuk merret dot me këtë krim intelektual, sepse do shumë mend të zbulohet!

Mos harroni, si gjithmonë fajin e ka opozita!

Javë të mbarë të dashur miq, e sërish shihemi në protestë, të enjten, datë 29 gusht, ora 11:00, para selisë së “5D”.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …