Mandati i Xhaçkës/ Korreshi-socialistëve: Iu anuluan prenotimet apo ishin shezlonet e shtrenjta

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi nuk ka i lënë mënjanë batutat me nota ironie në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit ku u diskutua lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Korreshi që në nisje të fjalës iu drejtua me një batutë Ermonela Felajt, kur tha “unë flas në komision, jo si ju që flisni me mullarët”

Korreshi: Ore se po çmendemi në këtë Komision, a nuk ishim ne që kemi debatuar dhe ju kërkonim Ju të kalojë vendimi në seancë plenare? Çfarë ndryshon nga vendimi i parë i Kushtetueses dhe nga ky vendim i dytë?

Ju thoni raport, mund ta quani edhe autorizim për kamp për Olta Xhaçkën, quajeni si të doni.

Ne nga kjo kemi kuptuar ose kanë qenë shezlongjet e shtrenjta atje, ose ju kanë anuluar prenotimet.

Dhe në vijim, ai u shpreh se “shyqyr që ia arritën kësaj dite që 10 juristë nuk kanë nevojë që t’ua shpjegojnë nga jashtë se si bëhet rakia”.

Çupi: Më vjen mirë që dielli i verës ju ka futur në kushtetueshmëri

Korreshi: Ose ju kanë anuluar prenotimet ose kanë qenë shezlone te shtrenjta. Ishalla e bëni pushimin në Divjakë me mushkonjat që të vini me këtë mendje.

About Redaksia

Check Also

SHBA dhe BE, ultimatum Ramës

Pyetje: Z. Berisha, kam një pyetje për sa i përket protestës. Në dy protestat e …