Albin Kurti refuzon Ramën, nuk i hap as telefonin

Gazetari Blendi Fevziu gjatë një interviste për median “Nacionale” ka zbuluar një detaj për raportet mes kryeministrit Edi Rama, presidentit Bajram Begaj dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Fevziu u shpreh se kryeministri Albin Kurti nuk i përgjigjet në telefon as Ramës dhe as Begajt.

Sipas gazetarit raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë më të këqijat që kanë patur ndonjëherë.

“Deri tani primatin e shqiptarëve në rajon e ka pasur kryesisht Shqipëria. Edhe Hashim Thaçi, edhe Ibrahim Rugova, nuk kanë pretenduar me ndiku në Shqipëri. Kanë pretendu me pasë aleatë të Shqipërisë në zonat e tyre, por gjithmonë ruanin një hierarki.

Kurti erdhi me ambicie shumë më të mëdha për të marrë një lloj patriarku të gjithë shqiptarëve. Që do të thotë edhe në Maqedoni siç ndërhyri, edhe në Mal të Zi, prej nga vjen, edhe në Shqipëri ku tentoi me Vetëvendosjen. Albin Kurti është i pari politikan i Kosovës që tenton të drejtojë pak më gjerë.

E pyeta kryeministrin, pyeta presidentin kur ndodhi historia e Banjskës, “a keni folur me Kurtin?” Të dy më thanë “nuk na ngre telefonin”…Që nga momenti që Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kontakt, lërë kontakt zyrtar, kështu miqësor, buzëqeshje, dorë të hedhur në qafë, Rama që i kap sytë nga prapa. Këto janë shou mediatik. Ne po flasim për kontakte reale. Unë jam dëshmitar se si ka funksionuar raporti mes Shqipërisë dhe Kosovës, edhe në momente të tensionuara.

Edhe unë po ta them. Kjo është betejë pa sens. Betejë për çfarë? Dy njerëz, të dy pjesë e një kombi, që s’ka asgjë për të ndarë. Në një betejë kot, nuk ka fitues”, tha Fevziu.

About Krye Redaktor

Check Also

Takimi i Ramës në Dubai me kartelin e drogës “Sinaloa” dhe bosët e krimit

Dubai është një nga vendet e preferuara të Ramës. Ai viziton shpesh Dubain, natyrisht jo …