Berisha: Shqiptarët do ja djegin në dorë planin Ramës! Do shtypim krimin kudo që ndodhet!

Lideri i opozitës, Sali Berisha paralajmëroi se Edi Rama ka në plan të rrëmbejë edhe mandatin e katërt.

Gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha theksoi se shqiptarët do ja djegin në dorë planin Ramës dhe se PD do u kthejë shqiptarëve votën e lirë. Berisha th ase, do presim me gërshërët e ligjit me zero tolerancë lidhjet e politikës me krimit.

Berisha: Edi Rama ka në plan të rrëmbejë edhe mandatin e 4-t. Shqiptarët do t’ja djegin në dorë këtë plan. Protesta e tyre, revolta qytetare, do të shkojë drejt qeverisë teknike, do iu kthejmë shqiptarëve votën e lirë, do presim me gërshërët e ligjit me zero tolerancë lidhjet e politikës me krimit. Do shtypim krimin kudo që ndodhet.

Luftë me zero tolerancë kunder vjedhjes dhe korrupsionit!

Shqipëria rikthehet në rrugën e ligjit, në rrugën e Kushtetutës, në rrugën e integrimit.

Rroftë Shqipëria, rrofshi ju! Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …