Shteti toksik… dhe regjimi i plehrave!

Nga Iva V.GRILLO

Shkatërrimi i shtetit ligjor dhe shkallmimi i demokracisë ka një lidhje të fortë korelative me toksicitetin në shoqëri… dhe kjo jo veç në kuptimin figurativ.

Në 2013, shqiptarët protestuan kundër plehrave kimike nga jashtë… por harruan se ndotësit më të mëdhenj të hapësirave publike dhe shoqërore i lanë në krye- në formën e një kaste mafioze që pasi zhvati gjithë pasuritë e vendit, tani po kërcënon edhe ekzistencën dhe jetën e qytetarëve.

Në 2024, shqiptarët kanë 100 fish më tepër arsye për të mbushur sheshet sesa në 2013… sepse nëse në 2013 diskutohej kalimi i një ligji, sot qeveria Rama e ka kthyer vendin në një kazan të madh ku nuk mbahet më asnjë shënim se nga vijnë… ku shkojnë dhe mbi të gjitha kush e pëson nga plehrat që prodhon ky regjim plehrash…

100 fish më tepër arsye për të zënë sheshet!

About Redaksia

Check Also

Minuta e heshtjes e vrasësve dhe e B (D)allkaukëve

Nga Luçiano BOÇI Sot B(D)allkauku mori fjalën në Kuvend dhe kërkoi një minutë heshtje për …