Rama në Pragë falënderon Putinin që sulmoi Ukrainën!

Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, u ftua nga moderatori Steve Clemons për të diskutuar temën: “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”.

Rama falënderoi paturpësisht Vladimir Putin, pasi sipas tij, falë sulmit që ndermori presidenti rus ndaj Ukrainës, BE kuptoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor.

“Pikë së pari, përgëzoj Putinin, se falë tij BE kuptoi sa e rëndësishme ishte të kishte pranë Ballkanin Perëndimor. Ishte diçka fatkeqe, na duhej Vladimiri për ta bërë të qartë këtë gjë. Përpara pushtimit në Ukrainë, kishte njerëz që thoshin se NATO-n nuk ka pse të ekzistojë më. Kishte shumë njerëz në union që nuk besonin aspak në atë që e përsërisnin si moto se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE, duke e bërë njësoj si komunistët njëherë e një kohë që na thoshin se vendi ynë është në parajsën tokësore. Realiteti goditi fort, lufta në Ukrainë tronditi tërësisht status-kuonë. BE nisi të ndërgjegjësohej sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor. Von der Leyen luajti rol thelbësor, që prej ditës së parë u përpoq të përcillte mesazhin, por iu desh edhe ndihmë nga Putini”.

About Redaksia

Check Also

‘The Washington Times’: Shqipëria është kthyer në narko-shtet! Krimi i organizuar sundon vendin!

Nga Joseph Hammond, WASHINGTON TIMES Një vrasje mafioze e hapur, e ndodhur muajin e kaluar pranë aeroportit …