Djali i drejtueses së QSUT merr tjetër tender pa garë, këtë radhë në Spitalin e Fierit

Arbër Teqja është djali i Arjana Strakoshës, me detyrë prej vitesh në funksionin publik si zëvendës drejtoreshë e QSUT. Ajo shërben për pacientët në shërbimet e hemodializës dhe nefrologjisë.

Por përtej kësaj duket se shërben edhe si një “mashë” që i biri i saj të fitojë tendera kudo nëpër spitalet e vendit.

Ndonëse Arbër Teqja është arrestuar në vitin 2015 si pjesëmarrës në një skemë mashtrimi nëpërmjet recetave fiktive në bashkëpunim me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, kjo duket se nuk e ka ndaluar aspak atë që të vazhdojë të marrë përsëri tendera.

Më i fundit është ky që do të shikoni sot, i dhënë nga SPITALI RAJONAL “MEMORIAL” FIER.

Bëhet fjalë për një procedurë që mban numrin e referencës REF-95967-02-21-2024 dhe ka si objekt “Shërbimi i trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore”, me fond limit 17,458,400 lekë të reja pa TVSH ose rreth 210 milionë lekë të vjetra me TVSH.Natyrisht ashtu siç pritej, edhe ky tender ka në brendësi elementë tepër të dyshimtë.

Kompanitë që fitojnë rregullisht tenderat e largimit të mbetjeve spitalore janë Eco Riciklim, V.A.L.E Recycling, Medi- Tel. Rekordin e mban ECO RICIKLIM me pronar Arbër Teqjen. Duke qenë djali i zëvendësdrejtoreshës së QSUT, Ariana Strakoshës, Teqja nuk e ka problem ta gjejë gjuhën me drejtueset e spitaleve të tjera për të marrë tenderat.

Kështu ka ndodhur edhe me Drejtoreshën e Spitalit Rajonal Vlorë, Bruna Mersini, e cila së fundmi ka firmosur një tender me objekt  ‘Evadim i mbetjeve te rrezikshme spitalore’. Ky është një shërbim shumë i rëndësishëm dhe kërkon përpikmëri dhe siguri sepse bëhet fjalë për mbetjet spitalore.

Por Mersini nuk e ka menduar fare këtë gjë, ajo është kujdesur vetëm që fondi prej 175 milionë lekësh të shkojë në duart e djalit të koleges.

Shohim se për këtë tender janë bërë 3 oferta, nga  firmat V.A.L.E RECYCLING, MEDI-TEL shpk dhe  ECO-RICIKLIM. Pjesëmarrja e tyre shpesh është pjesë e fasadës së këtyre tenderave fiktivë, ku herë fiton një dhe herë tjetra.

Sipas dokumenteve ofertat nga dy firmat e para, drejtoresha i ka skualifikuar që në fazën e parë të tenderit me arsyen se nuk plotësojnë të gjitha dokumentet e nevojshme.

Kështu është lënë për në fund vetëm firma ECO-RICIKLIM në pronësi të Arbër Teqjas.

Kjo kompani u shpall fituese pa garë fare dhe për këtë Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Flamurin e Kuq’, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Në fakt ky tender që prej fillimit ka nisur me abuzime. Po të shohim në dokumente, gara për këtë prokurim është shpallur më 18 janar të këtij viti, por  më datë 24 janar 2024 u paraqit një ankesë nga firma V.A.L.E RECYCLING, e cila pretendonte se është përjashtuar pa të drejtë, pasi dokumente ishin dorëzuar të plota online dhe iu duhej lënë kohë për plotësimin e  tyre dhe fizikisht.

Por këtë ankesë KPP e rrëzoi dhe kështu gjithçka mbeti në zvarritje, deri më datë 3 qershor,

kur Mersini u kujtua të shpallë anulimin e tenderit pasi nuk ishte dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme.

Kujtojmë se pronari i Vale Recycling është arrestuar për mashtrim dhe gjykata e Apelit vendosi në korrik të qëndrojë në arrest me burg deri në mbarim të hetimit për mashtrim me tenderat, Kjo kompani ka mashtruar në lidhje me impiantin e asgjësimit të mbetjeve spitalore.

Për 6 muaj shërbimi i evadimit të mbetjeve në Spitalin rajonal Vlorë është lënë pezull si pasojë e pazareve në këtë tender..  Sigurisht situata ka vazhduar e njëjtë edhe në këto muajt e verës, ku burimet e infeksioneve janë më të shumta, pasi fituesi i tenderi është shpallur më datë  27 gusht 2024.

Drejtoresha Mersini me këtë tender lundron në kënetën e madhe të korrupsionit në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me mbetjet spitalore. Personi të cilit i ka dhënë tenderin Mersini në vitin 2015 ishte në burg për vjedhjen e parave publike me recetat false të ilaçeve.

Dokumentet zyrtare tregojnë se ‘Eco Riciklim’ ka marrë paratë publike për gjoja asgjësimin e mbetjeve spitalore, por nuk ekziston dokumentacioni real për të faktuar procesin e asgjësimit deri në hallkën fundore siç parashikohet në kontrata. Përpos procesit të djegies së mbetjeve të rrezikshme spitalore, parashikohet edhe procesi i trajtimit të hirit të mbetjeve, të cilin nuk  e kryen asnjë kompani.

Nga ana tjetër, tenderat për trajtimin e mbetjeve spitalore janë gjithashtu ndër më të kontestuarit në KPP.

Në disa vendime kompanitë ankohen shpesh për kritere penalizuese apo favorizuese për konkurrentët nga ana e spitaleve, ndërsa në një rast, kontestimi lidhej drejtpërdrejt me kontratën e depozitimit të hirit në landfillin e Elbasanit.

Në një raport të KLSH për këtë çështje thuhet se disa kompani që kanë lidhur kontrata me spitalet për menaxhimin e mbetjeve kanë mashtruar me adresën ku kanë pretenduar se përpunojnë dhe asgjësojnë mbetjet e rrezikshme spitalore. Nga verifikimet e KLSH, ka rezultuar se në dhe pikat ku disa kompani kanë deklaruar se asgjësojnë mbetet, në realitet ka rezultuar se nuk kryhet asnjë veprimtari trajtimi/asgjësimi e mbetjeve spitalore. Ky skandal, sipas KLSH, është prodhuar nga mungesa e monitorimit.

Nga një studim i dokumentacionit të tij vihet re se firma e Arbër Teqaj, “ECO RICIKLIM”, ka dhënë ofertën më të lartë në tender.

Megjithatë ajo është kualifikuar si fituese. Bëhet fjalë për një ofertë në vlerën 17,236,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 200 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Dyshimet përforcohen më shumë kur zbulohet se shifra e ofruar nga Arbër Teqja është sa 99% e fondit limit të tenderit.

About Redaksia

Check Also

Salianji përfundon Shërbimin e Provës: Dënimi im ishte politik do ta dërgoj çështjen në Strasburg

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, u paraqit sot për herë të fundit në Shërbimin e …