Thumanë-Kashar/ Banorët e Krujës dhe Kurbinit zbarkojnë para Parlamentit

Mijëra banorë të Kurbinit, Krujës, Fushë Krujës, Milotit, Thumanës nuk janë dorëzuar duke kërkuar të drejtën e tyre kushtetuese për të pasur akses në autostradën Thumanë-Kashar, një e drejtë e cila është mohuar nga qeveria socialiste dhe autoritetet shtetërore.

Pas 2 muajsh protestë duke bllokuar autostradën Thumanë-Kashar, qindra banorë të këtyre zonave kanë dalë përpapra parlamentit, ku kërkojnë të  marrin një përgjigje për kërkesat e tyre legjitime nga deputetët e dhe qeveria.

Kujtojmë se mbi 85 mijë banorë të këtyre zonave janë privuar nga aksesi në aksin kombëtar rrugor Thumanë-Kashar, duke i lënë në mëshirë të fatit, pasi mungesa e hyrje-daljeve në autostradë detyron qytetarët dhe bizneset të shpenzojnë më shumë kohë dhe para dhe si pasojë do sjellë mbylljen e ketyre të fundit.

About Redaksia

Check Also

Skandali me aeroportin e Vlorës/ Pacolli paralajmëron me “përshkallëzim të pakontrolluar”

Behgjet PACOLLI Njëherë erdha me zemër të mbushur me gëzim me dëshirë dhe me një …