Atentati në Vaun e Dejës/ Shoqërohet në Polici Safet Bajri, lëvizte me automjet të blinduar

Safet Bajri është shoqëruar në Polici ditën e sotme. Mësohet se Bajri është ndaluar teksa lëvizte me një makinë të blinduar në qytetin e Lezhës.

Bajri pasi është ndaluar është dërguar në drejtorinë e Policisë së Shkodrës dhe është marrë në pyetje në lidhje me atentatin e ndodhur 2 javë më parë në Vaun e Dejës ku është qëlluar drejt një automjeti tip ‘Audi’ të blinduar.

Bajri është shoqëruar si person në dijeni në lidhje me ngjarjen dhe më pas është lënë i lirë.

Atentati në Vaun e Dejës

Mbrëmjen e 23 gushtit, 2 persona kanë qenë brenda automjetit tip “Audit”, të blinduar, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashi. Deri më tani policia ka hezituar të bëjë publik identitetet e personave ndaj të cilëve është kryer atentati, për shkak të hetimeve. Gjithashtu dyshohet se në mjetin e blinduar ishte dhe një personazh i botës së krimit i shpallur në kërkim.

Deri më tani dy personat që dyshohet se kanë qëlluar drejt Audit janë vëllezërit Andrea e Aleksandër Prendi, të shpallur në kërkim nga policia. Dyshohet se mes dy grupeve ka pasur edhe shkëmbim zjarri, pasi në automjetin e vëllezërve Prendi janë gjetur gjurmë plumbash.

About Redaksia

Check Also

Berisha bën thirrje për protesta/ Raporti i OSBE-ODIHR rrëzoi farsën elektorale

A shihni ndonjë mangësi në këtë raport të OSBE/ODIHR z.Berisha, duke qenë se, për votën …