Kalaja padit Veliajn në SPAK: Bashkëpunoi në vjedhje, i shmangu taksat kompanisë së ndërtimit

Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal në SPAK për kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pasi ka shkelur hapur ligjin duke ndryshuar PDV për ndërtimin në ish-Uzinë.

Kalaja ka theksuar se në këtë vjedhje është përfshirë kompania ‘Arlis SHPK’, Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafa, të cilët kanë shmangur taksat e ndërtimit paligjshmërisht.

“Kemi denoncuar aferën korruptive të Veliaj në bashkëpunim me kryetaren e Këshillit Bashkiak, Fatmir Xhafa, ortakun e shoqërisë Arlis SHPK, Fusha SHPK dhe të çdo personi tjerr të pa identifikuar prej nesh që kanë lidhej në këtë aferë kriminale.

Çdo subjekt i cili pajiset me lejen e ndërtimit ka disa detyrime ndaj bashkisë së Tiranës për të paguar, por na rezulton që bashkia Tiranë haptas duke dëmtuar buxhetin operon me dy standarte. Gjatë PDV së parë dalin me ndryshime nga PDV e dytë e cila sjell dëmtime të jashtëzakonshme në buxhetin e Tiranës.

Shembulli i ndërtimeve që janë bërë të ish-Uzina ku ishte dhe ndërtesa e Policisë Bashkiake dhe ka pasur një sipërfaqe të konsiderueshme që ka qenë e gjithë sip. e trudalit dhe PDV e parë e nxjerr ndertimin 7-8 kate. Bazuar në këto kate subjekti ndërtues Arlis SHPAK që është kunati i deputetit Fatmir Xhafa paguan detyrimin e 3% të abnesave sociale, 8% e taskës së ndikimit në infrastruktur dhe taksën e përekoshme të ndikimit në arsim.

Pasi bëhen kontratat bashkia e Tiranës nxjerr një PDV të dytë duke shtuar lejen e ndërtimit nga 8 në 11 kate. Për nj sipërfaqe 8000 m2 i vidhet buxhetit të bashkisë të treja taksat dhe ne i kemi bërë një pyetje SPAK se sa është dëmi i shkaktuar në buxhetin e bashkisë nga kjo mega-vjedhje”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …