Nga Adriana KALAJA
Për ata që nuk më kanë ndjekur……
Në vijimësi, si qytetare, si pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partisë Demokratike, kam denoncuar aferat korruptive dhe kriminale të Erion Veliajt në drejtimin e Bashkisë Tiranë.
Ashtu si në 23 javë në protestat para Bashkisë, nga ndërtimi i kullave me para të mafies e krimit, shkatërrimin e identitetit, historisë dhe trashëgimisë kultutore të Tiranës, inceneratorin inekzistent, shoqerinë 5D, Tirana DC e deri te aferat e drejtorëve më të lartë të Bashkisë, njëkohësisht dhe drejtuesit e fushatës elektorale të Veliajt, tashmë pas hekurave.
Çdo gjë mer nismë nga vullneti personal i banditit Veliaj dhe zhvillohet bazuar në interesat personale të tij, si pronari faktik i të gjithë këtij rrjeti korruptiv e kriminal.
Po kështu kam denoncuar interesat e dpd të mafiozit Veliaj në mbi 8 milionë m2 sipërfaqe ndërtimi.
Kam denoncuar e kallëzuar nga abuzimi me taksën 3 % të banesave sociale, taksën “e përkohshme” në infrastrukturën arsimore e deri te vjedhja 100 % e taksave të qytetarëve me kompaninë 5 D.
Për të mos përmendur aferën e shembjes se pallateve te Myslym Keta, ku Maringlen Qato prishte ndërtesat me vendim si Drejtues i IMT dhe paratë për demolimin e tyre i merte sërish me kompaninë 5 D.
Sot, në emër të Partisë Demokratike, kam kallëzuar një forme të re vjedhje dhe grabitjeje të pa precedentë.
Dhe nuk mund të mungonte si pjesë e kësaj afere kriminale dhe korruptive emri i Romina Kuko dhe as emri i Armand Lilos, ndryshe prestanome (dhëndëri) i Fatmir Xhafës ortak faktik me Veliajn në këtë biznes , ndryshe ortaku ligjor i Arlis Ndërtim sh.p.k, ose ata që po shtojnë 7 kate mbi 7 kate te Syri i Tiranës, 500 m larg zyrës së Veliajt.
Si operojnë bashkë ortakët mafiozë?
Rasti që kallëzova sot, lidhet me ndërtimin te ish Parku ose ish Policia Bashkiake dhe Zyra e Taksave Vendore.
Sipas provave që paraqesim para Jush, fillimisht del PDV (Plani Detajuar Vendor) 1 me 8 kate.
Mbi këtë sipërfaqe paguhen:
- Taksa 8 % e ndikimit në infrastrukturë.
- Taksa 3 % e banesave sociale (qe duhet të meret në natyrë).
- Taksa “e përkohshme” e infrastrukturës në arsim.
Pas kësaj, ortaku faktik Veliaj, nxjerr PDV 2 me 11 kate.
Pra për 3 kate afërisht 8 mijë m2, “ndërtuesi” shmanget të paguajë detyrimet lidhur me taksat e sipër përmendura.
Imagjinoni të dashur miq sesa vjedhje maramendëse është bërë në 8 milion m2 sipërfaqe ndërtimore në Tiranë.
Çështja tjetër që shtrohet në këtë kallëzim që kam depozituar sot në SPAK, është prona publike që i jepet “ndêrtuesit”, Veliaj vetes dmth kundrejt pasurive të paluajtshme në këmbim.
Kështu, e gjithë ajo sipërfaqe që ishte pronë e Bashkisë i’u dha Lilos së dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, njëjtë si vëllai Geron, kundrejt një sipërfaqe shumë të vogël, që “çuditërisht” në foto tregohet me ngjyrën mavi dhe pa detaje sesa prona të tjera ka marë Veliaj pronar faktik nga ky shkëmbim.
Se nga diferenca me 8 mijë m2, ligjërisht nuk mer pjesë as Bashkia në shkëmbim, por në të zezë e të gjitha në interes të Veliajt.
E sigurtë është që pronë në këtë ndërtim ka marë prokurori i SPAK, Klodian Braho, i cili përveç se e shoqëron në lokalet e darkës Lilon, ndërhyn për të mbyllur çdo kallëzim ndaj tij, si besnikëri ndaj dyshes Veliaj – Xhafaj.
E megjithatë unë/ne nuk do ndalemi.
Jo vetëm së denoncuari dhe kallëzuari krimin dhe korrupsionin e veshur me pushtet, por edhe për të vërtetuar para publikut konvertimin e SPAK në shërbim të pushtetit si grup të strukturuar kriminal
Pyetjet që i kam shtruar SPAK dhe që do të marin patjetër përgjigje, duan apo nuk duan spakistët janë:
- Sa herë është përsëritur ky precedent në 8 milionë m2 ndërtime?
- Sa sipërfaqe ndërtim ka marë Bashkia nga ky këmbim?
- Sa sipërfaqe ka humbur Bashkia nga diferenca midis PDV 1 dhe PDV 2?
- Sa është dëmtuar Buxheti i Bashkisë nga diferenca e PDV 1 dhe PDV 2?
- A ka një rregjistër inventari të pasurice të paluajtshme të përfituar si 3% apo si prona në shkëmbim?
Unë e kemi informacionin e plotë dhe nuk do reshtim derisa të vendosim drejtësinë për Tiranën, por ky kallëzim është edhe një rast i artë për SPAK të ngrihet në lartësinë e detyrës.
Ashtu sikundër, nesër do shkojnë para Gjykatës ata prokurorë dhe gjyqtarë që kanë pranuar të bëhen palë me mafien, krimin dhe korrupsionin.
E njëjta situatë te ndërtimi 14 kate plus te Syri i Tiranës dhe me të njëjtën kompani.
Për kuriozitetin e publikut, rasti tjetër i kallëzuar në SPAK, lidhet me ish parkimin publik pas Sheshit të Teatrit Kombëtar, me kompaninë Fusha sh.p.k, dhe ku :
- Kontrata u lidh 1 javë para zgjedhjeve, ku Veliaj kishre 100 % të Këshillit Bashkiak.
- Diferenca e Kateve është 10.
- Nuk ka asnjë transparencë se sa sipërfaqe ka fituar Bashkia si në rastin e PDV 1 me 23 kate e qoftë atë të PDV 2 me 33 kate.
Pra, jo vetëm kam të gjithë informacionin e duhur, por kam dhënë prova se i çoj gjërat deri në fund.
Për këtë qëllim, ju ftoj ditën e premte, më 6 shtator, ora 11.00 të bashkohemi në protestën e 24-të para Bashkisë Tiranë, për t’a pastruar atë nga çibani Veliaj e për t’ja kthyer qytetarëve të saj.
O sot, o kurrë!

Gazeta RD