Berisha: Ku shkuan 48 miliardë euro në 11 vite? Betejë për krijimin e qeverisë teknike!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë një përllogaritje të të gjitha buxheteve që ka miratuar Edi Rama gjatë 11 viteve të qeverisjes së tij, ku del se janë 57 miliardë euro të përdorura përgjatë këtyre viteve.

Sipas Berishës, nga këto 6.7 miliardë është totali i rrogave në 11 vite i shqiptarëve, po 48 miliardë euro në 11 vite, ku shkuan?

Berisha: Miqtë e mi, mendoni vetëm një moment, në 11 vite, me taksat tuaja janë bërë të ardhura dhe hua në të gjitha buxhetet, në 11 buxhete, 57 miliardë euro.

57 miliardë euro, nga këto 6.7 miliardë është totali i rrogave në 11 vite i shqiptarëve.

Më thoni atëherë, ku shkuan 48 miliardë euro?

Mendoni pak, mendoni se janë 18 përqind e fëmijëve që nuk ushqehen dot me më shumë se një apo dy vakte në ditë.

Mendoni se janë 47 përqind e fëmijëve që nuk shohin mishin me sy.

Mendoni se janë qindra mijëra pensionistë që numërojnë kafshatat dhe nuk marrin dot ilaçet.

Mendoni se gjendja e të sëmurëve në spitalet tona është vrastare.

Mendoni se në azilet e Shqipërisë si në asnjë vend, si në asnjë novelë, si në asnjë film, të moshuarit lidhen me zinxhirë sikur të ishin qen dhe jo njerëz të respektuar.

Ky është shërbimi i Edi Ramës.

Ndaj dhe sirenat e emergjencës kombëtare bien në të katër anët e vendit.

Kushtrimi për çdo shqiptar ushton në rrugë, sheshet, fshatrat, fushat, malet e këtij vendi.

Të gatshëm të ngrihemi të betuar në betejën që na pret gjer në krijimin e qeverisë teknike për zgjedhje të lira.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Departamenti i Thesarit të SHBA refuzoi të sanksiononte Sali Berishën, deklarata

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar për herë të parë se, Departamenti i Thesarit …