Bie sërish çmimi i naftës në bursa, në Shqipëri asgjë nuk lëviz

Me gati 6 dollarë për fuçi ka rënë çmimi i naftës së papërpunuar në tregjet ndërkombëtare vetëm gjatë ditëve të fundit. Të mërkurën një fuçi naftë në bursën e Teksasit u shit me 76.6 dollarë, nga 82 dollarë që ishte më 19 korrik.

I njëjti trend është vënë re edhe në bursën e Lodrës, ku një fuçi naftë e papërpunuar shitet sot me 80.6 dollarë nga 85 që ishte një javë më parë.

Sipas ekspertëve në rënien e vlerës së arrit të zi ka ndikuar edhe për përpjekjet për arritjen e një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve dhe armëpushim.

Ndërkohë në vendin tonë nuk reagon askush për të ulur çmimin, pasi shqiptarët janë braktisur jo vetëm nga qeveria por edhe nga të gjitha institucionet e tjera që duhet të bëjnë transparencë.

Aktualisht karburantet në Shqipëri tregtohen me çmimet më të larta ndër vendet e rajonit, Europës por edhe të botës. Një litër naftë në vendin tonë aktualisht tregtohet nga 180-190 lekë për litër.

About Redaksia

Check Also

Akuzat e Ramës dhe Dumanit ndaj Berishës si letër higjenike, dokumentet që fsheh organizata kriminale

Sali BERISHA Mercenarët e prokurorisë politike private të Edi Ramës, në mungesë të plotë të …