Zgjedhjet 2025/ Emrat e drejtuesve politikë të PD në qarqe, Noka dhe Paloka në krye të fushatës

Partia Demokratike ka zbardhur sot listën e drejtuesve politikë për qarqe, duke njoftuar një riorganizim të rëndësishëm në strukturën e saj për fushatën e ardhshme të zgjedhjeve 2025.

Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, janë caktuar në krye të fushatës në të gjithë Shqipërinë, duke pasur përgjegjësi për koordinimin dhe drejtimin e strategjisë elektorale të partisë në nivel kombëtar.

Lista e drejtuesve politikë për çdo qark

Tiranë: Belind Këlliçi

Durrës: Oerd Bylykbashi

Lezhë: Agron Gjekmarkaj

Shkodër: Luçiano Boçi

Fier: Gazment Bardhi

Kukës: Flamur Hoxha

Dibër: Xhelal Mziu

Elbasan: Ervin Salianji

Korçë: Ivi Kaso

Berat: Eno Bozdo

Vlorë: Bujar Leskaj

Gjirokastër: Tritan Shehu

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nëpër studio janë tërbuar kundër meje sepse mafia po e ndjen që po vjen ligji në pushtet

Armand Bajrami, A2 CNN: Zoti Berisha, dy pyetje. Sot listuat shumë akuza të rënda drejt …