A ka më vend për Bashën në PD? Bardhi: Nuk e kam parë të bëjë opozitë me qeverisjen e korruptuar të Ramës!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një intervistë në News 24, u pyet nga gazetari Osman Stafa nëse ka vend për Lulzim Bashën në formacionin politik të Partisë Demokratike.

Bardhi tha se ka kohë që nuk ndjek veprimtarinë politike të Bashës dhe se nuk e ka parë Bashën të bëjë opozitë me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës.

Gazment Bardhi: Nuk e di ku është Basha dhe nuk e ndjek në veprimtarinë e tij. Nuk e kam parë në opozitë me qeverisjen e Ramës. Në momentin që do bëjë opozitë me qeverisjen e korruptuar të Ramës, ne do të duhet ta konsiderojmë, sepse ne e kemi mision të bashkojmë çdo anëtar të opozitës për të mundur Ramën.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne jemi parti që e paraqet votën para jush! PS që nga 2009 e ka ekzekutuar votën, s’ka  gjë më antidemokratike 

Pyetje: Për pjesën e asaj çfarë ndodhi ditën e sotme, ju keni thënë që prisni …