Nga Adriana KALAJA
Duke mirkuptuar çdo pakënaqësi, qefmbetje, inat apo irritim që ka shkaktuar caktimi i Drejtuesve Politikë në 12 Qarqe të Vendit (mbase dhe unë vetë), e keqja që ka pushtuar Tiranën dhe Shqipërinë, është shumë më e madhe se të gjitha këto të marra së bashku.
Ndaj, kemi detyrimin dhe përgjegjësine historike të dalim mbi veten e interesat tona personale, për të filluar punën për arritjen e fitores.
Kjo arrihet vetëm me bashkim, besim në fitore, ide të reja dhe mbi të gjitha, Listën e Parimeve dhe Integritetit Moral.
A dua unë të jem pjesë e listës fituese?
Patjetër që po.
Do tregohesha hipokrite për të kundërtën, por para saj dua të jem pjesë e Listës së Parimeve dhe Integritetit Moral.
Dua të jem pjesë e atyre që besojnë në fitore.
Dua të jem pjesë e atyre që kontribojnë pa kushte në fitore.
Dua të jem pjesë e atyre që realizojnë fitoren.
Jo për një emër apo mandat, por për Partinë Demokratike, Opozitën Shqiptare, çdo demokrat dhe qytetar shqiptar që ka vuajtur shtypjen nga regjimi mafioz prej 12 vitesh.
Kam dhënë prova se nuk bëj kompromise me parimet dhe të vërtetat ku unë besoj.
Për një “listë” jo e jo.
Edhe kur u caktova në nr. 24 në listën e kandidatëve për në Këshillin Bashkiak, punova shumë më shumë se ata që ishin më lart e të sigurtë në listë.
Po vijoj të luftoj për padresjtësitë që po i bëhen qytetarëve të saj, nga banditi Kryetar i Bashkisë Tiranë, megjithëse nuk jam pjesë e Këshillit.
Kjo është arsyeja, që me vepra kam treguar, se nuk të bën lista e as mandati të jesh opozitar e kontributor për atë që beson.
Me parime e integritet moral, JO e JO.
Si arrihet kjo?
E kam thënë që kur vura kandidaturën në primaret e zhvilluara në PD se:
– Tirana shpëtohet vetëm me “TRITOL”.
Sot jam më e bindur se kurrë se jo vetëm Tirana por e gjithë Shqipëria.
Besoj se edhe një pjesë e mirë e Juaja që, dikur nuk u bashkuat me tezën time.
Sa për ata që më sulmuan, nuk i’a vlen, të harxhoj kohën time të vyer.
Koha më dha të drejtë.
Ashtu si për shumë ide e veprime që kam ndërmarë.
Pyetja që unë shtroj është se:
– A shkohet në “luftë” pa Komandantin apo në fushatë zgjedhore pa Kryetarin e PD-së dhe Liderin e Opozitës?
Kurrsesi JO.
Madje, historia ka treguar se fitoren në një betejë e ka arritur ai që ka “vrarë” Komandantin e palës kundërshtare, ku ushtarët pas kësaj, kanë braktisur fushën e betejës.
A do lejojmë ne që mafia të na “vrasë” Komandantin pa filluar “luftën”?
Kurrsesi JO.
A kemi luksin ne të braktisim ?fushën e betejës?
Kurrsesi JO.
Se edhe Himni Kombëtar na mëson se:
“Prej lufte veç ai largohet;
Që është lindur tradhëtorë;
Kush është burrë nuk frigohet;
Por vdes, por vdes si një Dëshmor”.
Për këtë arsye teoria e “tritolit” sot është zgjidhja e vetme.
Vetëm me përballje, destabilizim dhe “tritol”:
- Lirohet Prof. Dr. Sali Berisha.
- Rrëzohet Mafia në pushtet.
- Krijohen kushte për Qeverinë Teknike.
Vetëm kështu, shkohet drejt fitores.
Prandaj dhe fitoren para se t’a realizojmë, duhet t’a besojmë.
Unë besoj te Prof. Dr. Sali Berisha, ashtu siç besoj se me Listën e Parimeve dhe Integritetit Moral, realizojmë fitoren.
Të tjerat?
Janë show për interesa përsonalë.
Unë jam gati.
Po po.
Jam gati
Jam gati për çdo përballje e të ndez fitilin e “tritolit” jo vetëm për rrëzimin e mafies, por edhe për borderotë e pagesave të merceneravë të tyre analistë të mediave të inceneratorëve inekzistentë.
Bashkë i’a dalim.
Asgjë nuk fillon pa lirimin e Prof. Dr. Sali Berishës.
As fushata elektorale.
Besoni në fitore, që t’a realizojmë në 2025.
Për fëmijët tanë, familjet tona dhe të ardhmen e Shqipërisë.
O sot, o kurrë.
PS: Filloni tani procedim penal për kanosjen e dy Drejtuesve të Grupit të Strukturuar Kriminal Rama – Veliaj.