Lubonja: Rama përdor krimin e organizuar në fushatë, figurat e PS një fasadë

Analisti Fatos Lubonja, foli për fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 2025.

Për News 24 Lubonja tha se Rama bën fasadë me figura që kanë mbaruar shkolla jashtë vendit, duke shtuar se askush nuk guxon që ta kritikojë kryeministrin.

Sipas Lubonjës ajo që vendos në fushatën e PS është krimi i organizuar dhe paraja.

“Rama vendos dhe figura që kanë ardhur nga jashtë vendit, për të bërë fasadë. Ajo që vendos në fushatë është krimi i organizuar dhe paraja. Askush nuk guxon dot të bëjë kritikë ndaj Edi Ramës.

PS vetëm socialiste nuk është. Shtresat e dobëta po ikin, ndërsa PS përfaqëson oligarkinë, që kanë paratë në këtë vend. PS ndihmohet nga makineria shtetërore dhe policia”, tha Lubonja.

About Redaksia

Check Also

Vrasja e prodhimit vendas/ 606,4 mijë tonë produkte ushqimore u importuan në 7 muaj

Zgjerimi i shpejtë i turizmit po krijon një treg gjithnjë e më të madh për …