Arresti politik i Berishës, Noka: Të mërkurën protestë para godinës së SPAK

Kryetari i PD, Sali Berisha së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi do të paraqiten ditën e mërkur në orën 12:00 në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku do t’u komunikohet zyrtarisht akuza në lidhje me hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Por, ndërkohë, gjatë kohës që Berishës do t’i komunikohet akuza, jashtë godinës së SPAK pritet të ketë protesta të demokratëve.

Kjo është bërë e ditur nga një mesazh që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i ka nisur Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ku bën thirrje për protestë të fuqishme kundër narkodrejtësisë.

“Te dashur miq. Diten e Merkure ne ora 12:00 kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do shkoje prane organizates kriminale te SKAP . Te mobilizohemi te gjithe maksimalisht per proteste te fuqishme solidariteti me te drejten, me te verteten , kunder narkodrejtesise Faleminderit.” – thuhet në mesazhin e Flamur Nokës.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Turizmi nuk ndërtohet me statistika! Në Lezhë mungojnë uji, dritat dhe siguria!

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, ka ngritur një sërë shqetësimesh me të cilat sipas tij …