Risitë e reja të vitit ri shkollor janë futja e fotove të Veliajt dhe simboleve të LGBTQ në tekstet shkollore!

Nga Besart XHAFERRI

Sot është dita e parë e shkollës dhe të gjithë nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve në Shqipëri u uroj një vit të mbarë shkollor!

Por sot është një ditë reflektimi së pari për regresin dramatik të arsimit shqiptar dekadën e fundit nën qeverisjen e Rilindjes,  ku sipas raporteve të PISA-s arsimi shqiptar është në të njëjtat kushte si në vitet 2000.

Sot drejtimi i shkollave është në dorë të militantëve, ku në shumicën e rasteve diploma, eksperienca dhe Shkolla e Drejtorëve, nuk kanë asnjë vlerë përpara kodit unik të patronazhistit, teserës së partisë ose vërtetimit se ke qenë komisioner i PS në zgjedhje.

Sindikatat anomime i kanë braktisur arsimtarët, që sot janë në mëshirë të drejtorëve të emëruar politikisht që bëjnë biznes me dijen, duke nisur nga ryshfeti për regjistrime tek haraçi për përzgjedhjen e mësueses kujdestare.

Për shkak të korrupsionit të pa fre ndërtimi i shkollave ka mbetur në stanjacion, pasi vetëm në Tiranë, Erion Veliaj morri 55 milionë euro për të ndërtuar 17 shkolla por ndërtoi vetëm 9 shkolla, pasi paratë u asgjësuan me manualin e Bandës 5.

Në kryeqytet shumë shkolla do vijojnë mësimin me turne, teksa mbi 200 mijë qytetarë ne zona si Astiri, Kodra e Diellit dhe Farka edhe këtë vit nuk kanë asnjë institucion arsimor publik në lagjet e tyre.

Këta prindër do paguajnë faturat e kripura të transportit ose të shkollave private.

Në rrethe vetëm pak kilometra larg Tiranës ka fëmijë që bëjnë deri në 4 ose 5 orë rrugë në këmbë për të marrë dije, pasi burokracitë i privojnë familjet e tyre nga subvencionimi i transportit.

Pavarësisht këtij realiteti dramatik të cilin nuk e dua në vendin tim, të vetmet risi të MAS për këtë vit ishin futja e fotove propagandistike të Erion Veliajt në tekstet shkollore dhe futja e simboleve të LGBTQ.

Arsimi është një fushë ku nuk duhet të tolerojmë pasi rrezikojmë të asgjësojmë një komb nëse kemi asgjësuar arsimin.

About Redaksia

Check Also

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim me tone dramatike në konferencën …