Shikoni klonet në PS: Edi është himni ynë

Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me disa të rinj që kanë aplikuar në platformën “Deputeti që duam”. Mes tyre ishte edhe një nënë e re me origjinë nga Gjirokastra, që jeton prej 14 vitesh në Athinë.

Fjala e saj ishte e mbushur me patetizma dhe elozhe për liderin suprem të Tiranës. Duke u munduar të shpjegonte arsyet e kandidimit të saj, ajo tha se Edi Rama është një himn.

“Kryeministri Edi Rama është i vetmi njeri që është himni ynë i rrugës për në Bashkimin Europian. Krenar për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ju na bëni krenarë ditë për ditë”, tha Aida Kasapi.

Nuk dihet nëse ajo do të përzgjidhet si kandidate për deputete, por edhe kaq sa dëgjuam prej saj mjafton për të kuptuar se sa i thellë është fenomeni i spiropalizimit në PS, jo vetëm tek figurat aktuale politike, por edhe te gjoja prurjet e reja anonime me formulat e shpikura nga Edi Rama./Lapsi

About Krye Redaktor

Check Also

Efektivi i Gardës qëllon veten me armën e shërbimit

Një efektiv i Gardës së Republikës ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten …