Berisha: Krimi shtrihet për fat të keq në të gjitha institucionet e narkoshtetit shqiptar

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar se krimi i organizuar shtrihet në të gjitha institucionet e shteti në Shqipëri.

Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te “Rruga e Shpresës”. tha se, krimi shtrihet për fat të keq në të gjitha institucionet e narkoshtetit shqiptar.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.

Kauzës së dinjitetit, shpresës, besimit dhe fitores.

Të dashur miq, çdo ditë zemërimi popullor ndaj kreut të Meduzës, kreut të krimit të organizuar dhe shpurës së tij bëhet më i madh.

Çdo ditë në shpirtin dhe zemrën e shqiptarëve zien më e fuqishme revolta ndaj këtij regjimi të pashpirt, ndaj këtij regjimi që vjedh, plaçkit, dhunon dhe përzë shqiptarët.

Çdo ditë e më e madhe bëhet vendosmëria e shqiptarëve për përballjen finale, për betejën pa kthim, betejën e pandalshme gjer në fitoren e opozitës.

Të dashur miq, në këtë vend çdo ditë, çdo natë, krimi ka marrë revanshin dhe vendos.

Krimi shtrihet për fat të keq në të gjitha njësitë, në të gjitha institucionet e narkoshtetit shqiptar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …