Berisha: Xhorxh Soros është kryecensori i planetit! Aktiviteti i tij jashtë SHBA duhet të ndalohet

Lideri i opozitës, Sali Berisha e ka akuzuar Xhorxh Soros si kryecensorin e planetit. Berisha tha se, Xhorxh Soros është kryecensori i planetit. Aktiviteti i tij jashtë SHBA-së duhet të ndalohet’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në ‘Forumin për të Ardhmen e Shqipërisë – Rruga Konservatore’.

“Të dashur miq!

Në tetor të vitit 2017 ne u nderuam këtu me samitin e lirisë të Konservatorëve dhe Reformatorëve të Europës dhe botës.

Në atë samit theksova dy momente. Sot konservatorizmi përballet me probleme më madhore, apo pluhurin toksik të komunizmit.

Rënia e komunizmit në Europën ish-komuniste u shoqërua me shpërndarjen e toksinave të këtij sistemi, kudo në botë.

Ishte qershori 1991, kur sekretari Bejker më pyeti mua: Sali, a ka rënë komunizmi në Shqipëri apo jo.

Përgjigja ime ishte se; komunizmi ka rënë, por mbeturinat e tij janë shumë toksike. Dhe e vërteta, ato u përhapën, u fuqizuan edhe më shumë në botën akademike, në media, politikë dhe me emrat të ndryshëm sot mbrojnë pothuajse ato pikëpamje, natyrisht jo me burgje e kampe përqendrimi, por me të tjera.

Faktori i dytë madhor është Xhorxh Soros.

Xhorxh Soros është miliarderi i vetëm në mijëra miliardjerë, që përdor paratë së pari për të promovuar monizmin duke krijuar mijëra organizata të shoqërisë civile dhe vendosur ato nën ombrellën e të majtës, njëlloj si dikur nën ombrellën e partisë shtet.

Por kjo është një goditje për demokracinë.

Së dyti, dua ta pranojmë, Soros është korruptori kryesor në planet.

Cilido që ka lexuar për perandoritë dhe trajtimin që u bënin ato kolonive, kanë pasur një tipar, përdornin paratë për të blerë lokalët, para se të dërgonin ushtritë.

Xhorxh Soros është politikblerësi më i madh i të gjitha kohërave. Nuk po jap statistika, por kudo që të klikoni e gjeni.

Për këtë arsye në mënyrë të përsëritur kam bërë thirrje që veprimtaria e tij politike jashtë SHBA të ndalohet.

Përveç kësaj, mënyra se si këto miliarda disponohen dhe shpenzohen në vende të ndryshme është tipike praktikë korruptive.

Spekulimi i Xhorxh Soros është spekulim i stimiluar. E kam thënë dhe e  them përsëri, është krim i vërtetë kundër njerëzimit.

Pse?

Unë e di, spekulimi është një fenomen normal që shoqëron tregun financiar. Por nëse e stimulon atë, atëherë krijon drama të mëdha njerëzore.

Në këtë kontekst, një gjykim i tij ndërkombëtar për këtë aktivitet do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm.

Xhorxh Soros është kryecensori i planetit. Nëse Xi Jinping dhe Vladimir Putin ushtrojnë censurën në territoret e vendeve të tyre, Sorosi me financimet që bën dhe diktimet, është kryecensor në botën e lirë dhe bën një dëm të jashtëzakonshëm të fjalës së lirë dhe mendimit të lire”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria një shtet ku pushteti ekzekutiv sillet si kolonizator ndaj çdo pushteti tjetër

Nga Ilda ZHULALI Vendimi i BE për të nisur hartimin e traktatit të anëtarësimit të …