Pasuesi i Qatos/ Zyrtari i Veliajt, Rigers Sheqeri akuza për korrupsion e trafik makinash

Nga Boldnews.al

Kur Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) i Bashkisë së Tiranës drejtohej nga Mariglen Qato, i cili ishte edhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryebashkiakut Erion Veliaj, niveli i ankesave dhe akuzave publike ndaj tij për korrupsion dhe shpërdorim detyre kishte arritur qiellin.

Qytetarë të ndryshëm nga çdo cep i Tiranës mbushnin redaksitë e medias me ankesa, denoncime, ndërsa komisariatet me kallëzime. Shumë prej tyre këtyre kallëzime u harruan në zyrat e Prokurorisë ose, ndonjë prej tyre, u pushua nga gjykata.

Koha e Qatos në krye të IMT-Bashkia Tiranë përfundoi dhe për shumëkënd u mendua se do të vinte momenti i frymëmarrjes dhe ligjshmërisë, sidomos pas arrestimit të tij, në kuadër të skandalit “5D”.

Por, duket se shpresa ka qenë e rreme. Aktualisht, në krye të Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës është Rigers Sheqeri. Një individ, mbi të cilin rëndojnë akuza publike dhe të rënda madje.

Në foto: Kryeinspektori Ndërtimor i Bashkisë Tiranë, Rigers Sheqeri

Dhe këto akuza, deri më tani të paktën publike, tregojnë se edhe kryeinspektori Sheqeri plotëson një prej “kritereve” bazë për t’u emëruar në administratën e Rilindjes-të kesh probleme të mprehta me ligjin.

Rreth dy vjet më parë, në media u raportua se Rigers Sheqeri, që në rininë e tij, dyshohet se është përfshirë në aktivitet kriminal.

Akuza për vjedhje makinash

“Gazeta Shqiptare online”, në një raportim të vitit 2022, deklaronte se Rigers Sheqeri (R.SH) ishte përfshirë në aktivitetin e trafikimi të mjeteve.

R.Sh (Rigers Shehu), është marrë me aktivitet kriminal, vjedhje makinash në Itali dhe kontrabandim e shitje të tyre me dokumente false.

Ka qenë 23 vjeç në vitin 2005, kur Drejtoria e Transportit Rrugor- Tiranë, ka kallëzuar në Prokurori shtetasin G.H, për vjedhje të një automjeti “Golf Volksëagen”, të grabitur me dhunë në Itali dhe të futur e regjistruar me dokumente false në Shqipëri.

E konfirmojnë hetimet dhe eskpertiza e Akt-Shitjes te noteri M.K, nga të cilat rezultoi se R.Sh ishte personi që e kishte vjedhur atë makinë në Itali, e futi kontrabandë me letra doganore false dhe ia shiti shtetasit G.H, i autorizuar nga biznesmeni Z.K”, shkruhej në atë artikull.

Në vijim, shkruhej: “Për ta regjistruar makinën e vjedhur me letra false, hajduti R.Sh (Rigers Shehu), kishte përdorur zyrtarin e Transportit Rrugor të Tiranës,  E. Sh, mik punësh “të pista” bashkë me të, të cilit dënimi me burg iu konvertua në 500 mijë lekë të reja gjobë.

Siç bëjnë të gjithë parellinjtë e botës së krimit, edhe R.Sh “ëmbëlsoi” me miliona prokurorë e gjyqtarë te të dy shkallët, dhe dosja e tij është lënë pezull ende sot e kësaj dite, si gjoja në “proces hetimi për mungesë letër porosi nga policia italiane”.

Kjo histori duket se nuk e ka prekur aspak të “ardhmen rilindase” të Sheqerit. Ai emërohet si drejtues rajonal i Tiranës të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme dhe që në atë kohë ministër ishte Bledi Çuçi.

Akuza për korrupsion

Në atë detyrë, Sheqeri, që tashmë ka kaluar tek Veliaj, u akuzua publikisht dhe zyrtarisht për korrupsion. Sheqeri duket se ka “dorën e rëndë”, pasi një qytetare nga Tirana, Marsela Lekli, e denoncoi publikisht në media, se ai i kishte kërkuar 10 mijë euro për të mos i prishur shtëpinë në zonën e Astirit.

Në janar të vitit 2021, zonja Lekli deklaroi para kamerave të televizioneve se: “Kanë filluar prishjet prej 4 ditësh dhe IKMT-ja po ndjek dy standarde. Këto standarde janë, kush paguan do ju ngelet një pjesë e banesës nga projekti dhe kush nuk paguan do t’ju prishet komplet. Kjo gjë po ndodh po praktikisht me banesën time, unë i kam hapur rrugë projektit te vija e kuqe ku është bërë matja dhe ku është vendosur x-i dhe punonjësit e IKMT-së thonë që ajo duhet të prishet ndërkohë që ajo pjesë nuk e pengon fare projektin. Këtu po bëhen matrapazllëqe dhe pazare si te tregu i fruta perimeve. Normalisht që disa kanë paguar, mua ma sollën sekserin sot në mëngjes dhe më thanë se nëse do paguaja ai objekt s’do prishej sot. Flitet për shuma nga 10 mijë euro e sipër, këto të shohi Erion Veliaj dhe qeveria”.

Më tej, zonja Lekli deklaroi: “Personi ka qenë dje dhe më ka thënë se objekti yt do prishet, është drejtori i IKMT-së, Rigers Sheqeri, nuk e di se kush i kërkon paratë se dërgojnë sekserët e tyre. Nuk e di kush i kërkon paratë, por janë drejtorët e Erion Velisë, për këtë të hetojë prokuroria dhe SPAK”.

Pas këtij denoncimi, Rigers Sheqeri bëri kallëzim penal për shpifje ndaj zonjës, e cila, natyrisht, e kishte shumë të vështirë të përballej me të gjithë forcat shtetërore, të cilat e kanë të lehtë që të rreshtojnë edhe drejtësinë në krahun e tyre.

Tashmë, Rigers Sheqeri është emëruar kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Bashkisë së Tiranës, nën varësinë e Erion Veliaj.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …