Hoti-Ballukut: Në rrugën Thumanë-Kashar abuzim barbar, u krye vjedhje e hapur!

Deputetja e PD, Elda Hoti, në fjalën e saj replikoi me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku për rrugën Thumanë-Kashar. Hoti theksoi se, në rrugën Thumanë-Kashar ka abuzim barbar. Ajo shtoi se autostrada Thumanë-Kashar është vjedhje e hapur, duke shtuar se drejtësia duhet të veprojë.

Elda Hoti: Projekti fillestar i rrugës Thumanë-Kashar u ndryshua. Projekti kishte nyje në Thumanë, por se e ndryshuat. Projekti u ndryshua për llogari të një oligarku. Bllokimi i aksesit të aksit të vjetër është kriminale. Thumanë-Kashar është një kontratë e hapur korrupsioni. Rruga Thumanë-Kashar është 800 milionë vjedhje ndaj qytetarëve.

Rruga në Shqipëri ka kushtuar më tepër se në Çeki. Duhet të veprojë drejtësia, sepse kemi të bëjmë me abuzim barbar. Autostrada Thumanë-Kashar është projekt vjedhjeje dhe u bë për pasurim të oligarkëve të Ramës. Cilësia e punimeve është tepër e dobët, aty është afera e radhës korruptive e qeverisë suaj.

About Redaksia

Check Also

606 mijë tonë produkte ushqimore të importuara në vetëm shtatë muaj!

Nga Jorida TABAKU 591 mijë hektarë tokë të punueshme. 606 mijë tonë produkte ushqimore të …