Malltezi: Berisha në arrest nga ekspertiza e falsifikatorit Aleks Zyba! I biri në BKH dhe pjesë e “Aktivistit”

Argita Malltezi, ka denoncuar ekspertuesin Aleks Zyba si falsifikator dhe se me ekspertizën e tij janë lënë në arrest Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

Në Çim Peka Live, Malltezi u shpreh se i biri i Aleks Zybës është punonjës i BKH-së dhe rezulton se është pjesë e platformës socialiste ‘Aktivisti’.

Malltezi: E kanë lënë në arrest shtëpie Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin me një ekspertizë të Aleks Zybës, i biri i të cilit punon në BKH dhe rezulton të jetë në platformën e ‘Aktivistit’, i cili ka bërë falsifikime të tmerrshme, merr tokën e Ysberishtit e sjell në mes të Tiranës dhe thotë kjo është toka e Begejsve dhe arrin në konkluzione të tjera të falsifikuara. Nuk e di a do ta përdorin më se ajo që është gjëja tjetër më absurde është se na kanë dhënë akt-akuzën pa prova.

Vërtetë unë prezumoj se do të jenë ato prova të 8 muajve më parë por ato prova kanë një llojë numërtimi dhe numërtimi tani ndryshon dhe unë tani kam nevojë të bëj mbrojtjen dhe si do të bëj provën pa pasur prova?

S’kam parë kurrë një gjë të tillë që të shkruhet akt-akuza dhe të mos ketë një referencë në aktin e dosjes…Po ta çoja unë në gjykatë këtë gjë, gjykata nuk ka merrte fare parasysh. Kur shkruajm kërkesë në gjykatë themi në bazë të provës kaq dhe prova duhet të jetë në origjinal.

About Redaksia

Check Also

Media amerikane: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin, protestat marrin vrull

Nga Michael Rubin, WASHINGTON EXAMINER Ekziston një prirje fatkeqe mes analistëve dhe gazetarëve amerikanë për …