Skandal/Hetuesi i Berishës takohet me Sekretarin e Ramës, drejtësia e Partisë-Shtet

Një ditë më parë, kreu i opozitës, Sali Berisha tha se akuza e ngritur ndaj tij është një piramidë mashtrimi, që ka dalë nga zyrat e Edi Ramës.

Kjo foto provon deklaratën e kryetarit demokrat. Një ditë para se SPAK të ngrinte akuzën politike ndaj kreut të opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi u fotografua me prokurorin e SPAK, Arben Kraja.

Ata ishin së bashku në stadium për të ndjekur ndeshjen e kombëtares. Agaçi duhej të ishte sot në pranga për mega-aferën e inceneratorëve, si një nga krerët kryesorë të këtij skandali.

Megjithatë, Don Agaçi shfaqet në krah të Krajës, duke i dhënë atij gati akuzën për kreun e opozitës.

Kraja, një ish-hetues i Sigurimit të Shtetit, është akuzuar vazhdimisht për lidhje me qeveritarët e lartë të PS.

Ai ka rrënuar përfundimisht dosjen e inceneratorëve për të shpëtuar nga arrestimi Edi Ramën, Engjëll Agaçin dhe Erion Veliajn./Syri.net

About Krye Redaktor

Check Also

Alarmi në VOA: Liria e fjalës e rrezikuar në Shqipëri, gazetarët po kërcënohen

Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes publike, që prekin gazetarët …