Të arrestohet menjëherë Sali Berisha, edhe nëse ka firmosur Edi Rama…

Nga Gent STRAZIMIRI

Ky është akti që ka ndryshuar destinacionin e klubit “Partizani” nga terren sportiv në truall për ndërtim.

Nëse ka korrupsion në këtë mesele, i korruptuari nuk mund të jetë veçse firmëtari i këtij dokumenti.

Nëse pastaj firmëtari i këtij dokumenti korrupsionin e ka bërë në bashkëpunim me Sali Berishën, mbetet për t’u provuar…

Lidhja logjike “motiv-shkak-pasojë” sipas akuzave që ngre SPAK deri tani, mund të ketë vetëm një linjë:

* Sali Berisha

– ka favorizuar dhëndrin e tij që në vitin 2003 (kur ishte në opozitë ?!)

– në bashkëpunim me ministrat socialistë Angjeli e Majko (?!) dhe,

– e ka finalizuar “aktin korruptiv” për të cilin akuzohet, në vitin 2006 me firmën e Edi Ramës (?!)…

Nëse SPAK do e besonte një gjë të tillë, Edi Rama do ishte i arrestuar së bashku me Angjelin dhe Majkon, e pastaj Sali Berisha do ishte nën hetim për ndonjë bashkëpunim të mundshëm me ta…

SPAK YOU

Image

About Redaksia

Check Also

Teliti: Shkarkimi i Veliajt, detyrim i Ramës si Kryeministër!

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Koordinatori i Programit Ekonomik në Partinë Demokratike, Dorjan …