Skandali në Parlament, turp për shtetin shqiptar!

Sokol PAJA

Parlamenti i Shqipërisë cënoi rëndë kushtetutën dhe ligjshmërinë. Mos zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Xhaçka” shënoi një ditë e zezë për demokracinë, natë të turpshme dhe skandaloze për Parlamentin e Shqipërisë, kushtrim për shtetin e së drejtës, alarm për institucionet e pavarurua, shkërmoqje e reformës në drejtësi, neveri për katandisjen e institucioneve kushtetuese, një marrëzi, një çmenduri sesi Parlamenti në shkelje të ligjit rrëzon Gjykatën më të lartë të vendit. Një kapje flagrante e shtetit dhe institucioneve prej parlamentarëve socialistë.

Mbrëmë ra shteti, ra Republika, ra kushtetushmëria, ra drejtësia. Një Parlament që sot duhej të ishte në ndjekje penale për shkelje e thyerje të rëndë të ligjit. Pushteti shtetëror cënoi rëndë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pushteti shtetëror shkatërroi rendin juridik të shtetit shqiptar. Nuk ka asnjë vend në botë ku të vihen në pikëpyetje vendimet e Gjykatës Kushtetuese, vetëm në Shqipërinë e marrë peng nga rilandasit neokomunistë që shkatërrojnë e vjedhin Shqipërinë prej 11 vitesh.

Kryetarja e Gjyatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka deklaruar në media kohë më parë se: “askush nuk mund të vendosë të mos ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fuqia e vendimeve të saj është e barabartë me fuqinë e ligjit. Të mos zbatosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë të mos zbatosh Kushtetutën dhe ligjin”.

Pas këtij akti skandaloz të Parlamentit të Shqipërisë duhet të reagojnë të alarmuara Ambasadat e vendeve perëndimore të akredituara në Tiranë. Ky akt duhet të dënohet nga bota perëndimore, pasi është një hap i madh drejtë diktaturës, drejtë rrënimit përfundimtar të parimeve kushtetuese të një shteti demokratik.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë vetëm për zbatim, as për negociim as për interpretim, ajo që thotë drejtësia është ligj. Pushteti shtetëror i Edi Ramës gjendet në ligjshmëri të thellë. Anarki kushtetuese. Sistemi shtetëror parlametar(qeveritar) nuk respekton dhe shkel haptas për të tretën here rendin juridik. Parlamenti i Shqipërisë nuk respekton rendin juridik por rendin politik të partisë në pushtet. Parlamenti dhe qeveria nuk pyesin për gjykata e drejtësi edhe kur bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të rëndësishme në një shtet demokratik. Gjykata kushtetuese ka si parim që të ketë rol ekuilibrues për mbrojtjen e sistemit të ndarjes dhe kontrollit të ndërsjellë të pushteteve, parime e vendime që socialistët që keqqeverisin Shqipërinë prej 11 vitesh, i shkelin, i përdhosin, i groposin. Turp dhe neveri…

About Redaksia

Check Also

Skandal dhe turp që nuk mund të kalohet në heshtje!

Nga Bardh SPAHIA Të dalësh sot në ekran me arrogancë dhe të thuash hapur: ‘Nëse …