Skandali/ Rama telefonoi “Der Spiegel” natën vonë dhe tentoi të ndikojë në raportim

Prestigjiozja DerSpiegel, në një artikull të gjatë ku ka skanuar qeverinë Rama, lidhjet e saj me krimin e organizuar, si dhe korrupsionin e përhapur në të gjitha nivelet e saj, shkruan se kryeministri i Shqipërisë u përpoq të ndikojë edhe në raportimin e tyre.

Pasi u informua për shkrimin “bombë” të DerSpiegel, Edi Rama ka telefonuar redaksinë e revistës së njohur dhe ka tentuar që të ndikoje për të ndryshuar raportimin e gazetarëve. DerSpigel, jo vetëm që e ka refuzuar këtë ndërhyrje, por edhe e ka denoncuar telefonatën e Ramës në shkrimin e saj.

“I përballur me akuzat përkatëse nga SPIEGEL, Kryeministri telefonoi vonë në mbrëmje dhe u përpoq të ndikojë në raportim: Ai i konsideroi akuzat si jo thelbësore, ofenduese dhe dëmtuese të pamerituara për reputacionin e vendit të tij.“- shkruan DerSpiegel.

About Redaksia

Check Also

Kalaja: Ulsi Manja “gradon” në detyrë prokuroren Keshi që mbylli dosjen 184!

DEKLARATË PËR MEDIA KRYETARJA E KOMISIONIT TË APELIMIT, ADRIANA KALAJA Znj. Esmeralda Keshi është emëruar …