Fatmir Xhafaj ka shpallur dështimin e reformës së drejtësisë. Në një intervistë për mediat ai është shprehur se tani kërkohet ndryshimi i ligjeve dhe neneve të kësaj reforme. “Vetë drejtësia ka propozuar ndryshimin e 200 neneve të reformës në drejtësi”, thotë Xhafa.
Eshtë e qartë tashmë për të gjithë, edhe për ata që e ideuan, edhe për ata që e mbështetën, pra ndërkombëarët, se kjo reformë është e dështuar dhe tani po mendohet se si do të ndërhyhet.
Ka shumë pikëpyetje për mënyrën se si do të arrihet të ndërhyhet tek kjo reformë, por dyshimet mbeten të forta sa kohë njeriu që ishte i besuari i Ramës për të kapur drejtësinë është vendosur sërish nga Rama për të bërë korrigjimet e kësaj reforme.
Pra, tani pas dështimit të reformës në drejtësi, po kërkohet të reformohet reforma në drejtësi nga të njëjtët autorë që e kanë lënë vendin pa gjykata dhe prokurori dhe ku për të gjykuar një cështje në gjykatë qytetarët duhet të presin të paktën 17 vite!
Pse nuk ka mbështetje nga drejtësia?
Fatmir Xhafaj tha se socialistët nuk kanë kërkuar mbështetje nga drejtësia për këtë komision. “Nuk kemi pse t’i kërkojmë mbështetje publike Prokurorisë së Posaçme, Prokurorisë së Përgjithshme. Ky është një keqinterpretim. Ne nuk u kemi kërkuar të përfshihen te grupet e ekspertëve. Natyrisht nuk do të kishte asgjë të keqe që ne t’i thërrisnim dhe të na tregonin edhe ata problematikat, siç bëjnë në raportet që përpilojnë çdo vit”, tha ai.
“Vetë institucionet e drejtësisë kanë propozuar 200 nene që ata mendojnë se duhet të ndryshojnë. Prandaj duhet një diskutim me vetë njerëzit e drejtësisë, me të gjithë profesionistët dhe më pas në Kuvend”.