Lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi se Shqipëria është një vend pa drejtësi dhe me drejtësi të kontrolluar nga Edi Rama.
Berisha tha se, Edi Rama nuk mund të fitojë kurrë ndryshe, por vetëm duke burgosur kundërshtarët e tij politikë.
“Shqipëria është një vend pa drejtësi dhe me një drejtësi të kontrolluar.
Sot tre drejtuesit kryesorë të opozitës janë të burgosur ose në procese politike, sepse kriminelët e Skrapit të partisë zbatojnë urdhrat politikë të Edi Ramës, i cili nuk mund të fitojë kurrë ndryshe, por vetëm duke burgosur kundërshtarët e tij politik.
Pra Shqipëria, sot në ditën e demokracisë është vendi i burgosjeve politike të lidershipit të opozitës, është vendi i mburojës kriminale të dhunuesve të zgjedhjeve dhe krimit elektoral.
Shqipëria është vendi ku prokurorët politik, ushqehen si shushunja me paratë e vrasjeve që u mbyllin dosjet, me paratë e kriminelëve që transportojnë tonelatat e kokainës, me paratë e plaçkitësve.
Nuk ka kriminelë më të mëdhenj kund, se sa sot në Skrapin e partisë, të cilët sillen si terroristë të vërtetë ndaj demokratëve.
Të cilët thërrasin demokratët dhe u thonë se të bëjnë këtë dhe atë.
O faqezi o kriminelë, fatin e Aranit Çelës do të keni dhe ju.
Hiena që lëpini dhe përtypni krimet, vrasësit, pagatorët tuaj, do të përgjigjeni një ditë për të gjitha këto”, tha Berisha.