Argita Malltezi tregon fallsifikimin e dosjes nga prokurorët politikë!

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, tha në emisionin Now me Erla Mëhillin se ajo nuk ka marrë kurrë pagesë qeraje nga apartamenti që i ka shitur ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Sipas saj, ajo ja ka shitur Gjicit në vitin 2010 banesën ku ajo ka jetuar, e më vonë ka blerë një tjetër shtëpi, po në të njëjtën rrugë, të cilën e ka dhënë me qera dhe ka marrë lekët e qerasë vetëm nga kjo e dyta.

“Më thanë që ishte bërë shitje apartamenti ndaj Safet Gjicit. Ky është falsifikimi i Aktit Zyrtar nga prokurorët e SPAK. Unë i kam shitur Safet Gjicit, në një kohë kur ai nuk ishte një njeri kaq i njohur sa sot, atëherë ishte biznesmen, apartamentin në 2008-ën, që unë kam banuar sepse nuk arrija ta jepja me qera. Bleva një apartament në të njëjtën rrugë dhe e dhashë me qera, për atë kam marrë qera, por s’kam marrë kurrë për apartamentin që i kam shitur Safet Gjicit, kurrë nuk ka ndodhur një gjë e tillë”, deklaroi Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Edi Rama nuk ndërton kulla për njerëzit që jetojnë sot, por për një fiksim që ai ka për veten në histori

Nga Ndriçim KULLA Dihet se çdo pushteti, kur ai pushon së qeni administrim dhe kthehet në …