Mandati i Xhaçkës/ Vokshi: Ka rënë shteti! Keni vënë grupin e PS mbi Kushtetuesen

Deputetja demokrate Albana Vokshi deklaron se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë shteti.

Në mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Vokshi u shpreh se mbi Gjykatën Kushtetuese është vënë Grupi parlamentar i PS, ndërsa atë që ndodhi të enjten e quajti puç parlamentar.

“Sot duhet të kishim dy komisionet për të dëgjuar studentët dhe ministrat. E fundit që kam, pse na i sillni vendimet e GJK. Me vendim politik mbrojtën deputeten strategjike e rrëzuan vendimet e GJK. Pse na i sillni vendimet e GJK kur ka një shkallë mbi të, që është Rama dhe grupi parlamentar i mazhorancës? Po talleni me në tani? Mos e sillni fare, është më e ndershme, miratojeni në grup parlamentar, mos e sillni kot në komisione sepse na e harxhoni kohën kot.

Mos e sillni as në Parlament, vendosini firmat te Protokolli sepse jeni mësuar ta bëni kështu dhe kalojeni.

Puç parlamentar. Ka rënë shteti. Keni vënë grupin e PS mbi GJK. Ka rënë shteti, nëse nuk reagoni ndaj puçit të së enjtes, çdo gjë tjetër, çdo nen që diskutojmë është e kotë”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet/ Veliaj-Ajolës: Thuaji Ramës, Belinda i ka paguar Olsit 2 milion euro në Greqi!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencën me gazetarët, denoncoi dhe një pjesë të përgjimeve …