Meta: Dumani po përdor SPAK për të marrë peng njerëz brenda opozitës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon sulmet ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. Meta tha sot, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga selia e Partisë së Lirisë, duke ju referuar hetimit ndaj ish Kryeministrit Sali Berisha, se kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, është një rreshter i Rilindjes.

Sipas tij, Dumani e ka kthyer SPAK-un në një organizatë kriminale dhe ka marr peng njerëz brenda opozitës.

“Është një rreshter i rilindjes që e ka kthyer me drejtimin e tij skapin në organizatë krimianle që mbron pandëshkueshmërinë e Edi Ramës, Veliajt që nuk do preken për momentin, por do u vijë radha. Sikurse u ka ardhur radha shumë ministrave që patën për garanci besën e Edi Ramës. Po kështu e ka përdorur dhe përdor institucionin e tij për të marrë peng njerëz brenda opozitës dhe partive të opzitës, për të bërë diversion, për të krijuar forca të reja politike, në mënyrë që të lehtësojë sa të mundet regjimin e kalbur të Edi Ramës, të kalojë edhe ca kohë. Por, nuk do të ketë asnjë sukses”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

PD në zi për ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit, deputetët largohen nga Kuvendi

Deputetët e PD janë larguar nga Kuvendi, në nisje të seancës parlamentare të kësaj të …