Momenti kur arrestohet atentatori i Trump

Zyra e sherifit në qarkun Martin në Florida ka publikuar pamjet e para të dyshuarit për tentim-vrasjen e Donald Trumpit, Ryan Routh i cili arrestohet.

Kamerat e vendosura në uniformat e zyrtarëve policorë, shfaqin oficerët e armatosur duke i bërtitur të dyshuarit nga i cili kërkojnë të lëviz mbrapa.

Duke mbajtur duart pas kokës, ata i afrohen me kujdes dhe më pas ia vendosin poshtë duart dhe e prangosin.

Nga zyra e sherifit gjithashtu janë postuar fotografitë e Routh, ku shihet duke qëndruar pranë oficerëve pak sekonda pas arrestimit të tij.

Ky është tentim i dytë për ta vrarë ish-presidentin amerikan Donald Trump, i cili javë më parë u ballafaqua me një situatë të ngjashme.

Madje në sulmin e parë ai ishte qëlluar me një plumb në vesh, duke i shkaktuar vetëm plagë të lehta.

E i dyshuari ishte neutralizuar nga pjesëtarët e Shërbimit Sekret. /Telegrafi/

About Redaksia

Check Also

“Daily Mail”: Si Izraeli futi eksplozivë në 5 mijë biperat e Hezbollahut në fabrikën evropiane

“Daily Mail“ Një sulm me bombë me biper që la afërsisht 2,800 anëtarë dhe civilë …